Pus nafte mes kopshtit të fëmijëve
Rreth 70 fëmijë të Komunës së Zharrzës në rrethin e Fierit rrezikohen çdo ditë nga një pus nafte, që ndodhet në oborrin e kopshtit të tyre.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Ndërtesa, e cila ndodhet në një distancë jo më shumë se 4 metra nga pusi i naftës, është ndërtuar katër vite më parë, kohë kur pusi ishte jofunksional, pasi i përkiste puseve të fondit të ndaluar.
Por, prej pak javësh ky pus është vënë në punë nga kompania “Albpetrol”, duke u kthyer në një rrezik serioz për fëmijët e institucionit arsimor. Alarmi është dhënë nga prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre në këtë kopsht, por edhe nga edukatoret e tij. Megjithatë, ata thonë se ankesat e tyre në Drejtorinë Arsimore të Rrethit të Fierit, si edhe në komunë janë lënë pa përgjigje. Prindërit janë tepër të frikësuar për ndonjë rrëzim të mundshëm të kullës së pusit mbi godinën e kopshtit, si edhe për naftën që derdhet në sipërfaqen ku fëmijët bëjnë lojërat e tyre. “Përditë i çojmë me frikën se mos i zë poshtë kulla tejet e amortizuar. Ndryshku, për shkak të faktorëve atmosferikë, e ka kthyer këtë kullë në një objekt tejet të rrezikshëm. ‘Albpetrol’ ose komuna Zharrëz duhet të marrë masat sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur një prej tyre. Të alarmuar ata tregojnë se kanë parë disa herë të lëkundet masën e madhe të hekurit që qëndron mbi kokat e vogëlushëve. Sipas tyre, ka pasur raste kur janë dëgjuar të kërcitura që mund të pasoheshin me ndonjë shembje të kullës. Edukatoret tepër të revoltuara shtojnë se i kanë bërë thirrje komunitetit që të kontribuojnë në të holla për ta shpërngulur kullën dhe mbyllur pusin, ndërkohë që janë të gatshme të japin edhe vetë rrogat e tyre për ta larguar këtë të keqe. Këto edukatore mes shqetësimeve të shumta tregojnë se, në disa raste të detyruara nga kushtet nuk i kanë pranuar fare fëmijët në kopsht, dhe kjo ndodh sidomos në ditët me mot të keq, kur edhe kulla rrezikon shembjen.
Kreu i komunës Zharrëz, Taulant Grëmi, ka deklaruar se, është në dijeni të këtij shqetësimi. “Shpeshherë kam marrë ankesat e komunitetit për kullën e amortizuar që ndodhet në oborrin e kopshtit. Ne si komunë kemi bërë disa dokumente përcjellëse në kompaninë ‘Albpetrol’, në pronësi të së cilës është edhe ky objekt. Deri tani nuk është marrë ndonjë masë konkrete, megjithëse na është premtuar se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje”, ka pohuar Grëmi. Sipas tij, pusi në oborrin e kopshtit nuk ka prodhim më tepër sesa sjell ndotje, si edhe rrezik shembjeje, prandaj firma që e shfrytëzon duhet të ndërhyjë.
Nxënësit e Drithasit, mësim në kushte të vështira
KORÇE – Nxënësit e shkollës fillore të fshatit Drithas në rrethin e Korçës zhvillojnë mësim në kushte tejet të vështira. Në godinën ku mësojnë 39 fëmijë vërehen mure dhe suva të çara e të plasaritura, tavane që pikojnë, dysheme që po fundosen, banka të shkatërruara, si edhe mungesa e tualetit. Kjo gjendje njihet nga të gjithë banorët e fshatit, të cilët e kanë ngritur me shqetësim zërin e tyre te drejtuesit e pushtetit vendor dhe te të gjithë deputetët që kanë shkuar në këtë fshat. Në godinën e shkollës, një ambient i marrë me qira nga shteti në vitin 1994, nuk është vënë dorë për ta mirëmbajtur, apo për të krijuar mjedise të përshtatshme për të vegjlit. Kryetari i komunës, Petrit Kupe ka pohuar se, Drejtoria Arsimore do ta ketë prioritet investimet në këtë shkollë. j.gj.