E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: Berisha punon që të pasurojë vetëm një grup njerëzish

Anëtari i Kryesisë së PS-së, Ben Blushi, i shoqëruar nga drejtues të tjerë socialistë, si Alfred Dalipi dhe Arben Ahmetaj, vijoi dje në Moravë të Drenovës prezantimin e programit qeverisës të kësaj partie. Blushi ka theksuar në këtë takim se Sali Berisha mbron vetëm një grusht njerëzish që pasurohen, ndërkohë që kjo bën dhe ndryshimin e madh mes kësaj mazhorance dhe Partisë Socialiste, e cila si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, kujdeset për të gjithë shqiptarët. "Ndryshimi ynë me Sali Berishën, me qeverinë, është pikërisht ky: Ne mbrojmë ata që punojnë, ne mbrojmë të varfrit, minatorët, ata që kanë nevojë; ai mbron ata që pasurohen. Ata që pasurohen në Shqipëri janë shumë pak sot. Ata që pasurohen padrejtësisht janë miqtë e Sali Berishës, familja e vet, që ditë për ditë u dalin bisedat telefonike dhe ata që u pasuruan në Gërdec", tha Blushi. Në këtë takim, në çdo fshat të Qarkut të Korçës, anëtari i Kryesisë së PS-së, Ben Blushi, ka sqaruar se në programin e partisë ka një pikë shumë të rëndësishme për të stimuluar prodhimin në fshat. Blushi tha se çdo familje do të konsiderohet një biznes agrar dhe për ta stimuluar këtë, PS-ja në qeverisje do të përjashtojë çdo biznes agrar nga çdo taksë në 3 vitet e para.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›