Te "shahu", aty ku të papunët "vrasin" kohën
Në çdo sheshpushimi, fushë, kënd, apo "xhep" në blloqet e banimit mund të gjesh dhjetëra të moshuar, burra, të rinj, por edhe adoleshentë. Në cepat e lagjeve, në vendet ku ka shumë hapësirë, aty ku bashkia ka krijuar mundësinë për të qëndruar qytetarët, gjatë ditëve me diell, gjenden ata "sportistë" të cilët praktikojnë sportet e lehta. Nuk bëhet fjalë për joga, ecje sportive apo për tenis. Bëhet fjalë për burrat e lagjeve, shumica e të cilëve janë të pasionuar pas lojërave të "tavolinës".
Është pothuajse e pamundur që nga periferia në qendër, të mos të ketë blloqe banimi, pa bilardo, pa lokale ku luhen edhe lojërat e bixhozit, duke mos përmendur këtu edhe vendet apostafat për të praktikuar lojërat e fatit, apo kafe internet ku gjenden llojshmëri lojërash elektronike. Nga mëngjesi deri në darkë, në këto mjedise, mund të gjesh nga fëmijët e vegjël, tek adoleshentët, studentët por edhe mosha pak më të mëdha. "Stafetën" për shpenzim kohe në këto lojëra, në mënyrë të veçantë për shah dhe domino, e mban mosha e tretë, e cila kanë si më pak shpenzime, ashtu edhe më shumë kohë për të kaluar duke zhvilluar këto lojëra.
Domino, shah, mund të luhet kudo, mjafton të mbash me vete stolin e lëvizshëm, që pjesa më e madhe e pensionistëve e ka të paktën një të tillë në shtëpi.
Kategoritë
Ajo që ka një komplet shahu, dominoje, një stol të lëvizshëm dhe gazeta për t‘i shtruar, është mosha e tretë dhe ajo që është pak më pranë kësaj moshe. Ata mund t‘i gjesh kudo duke luajtur, në trotuare, në fusha, në sheshpushime, në bilardo edhe në lokale, ditët me shi. Mënyra më e mirë, sipas tyre, për të kaluar kohën, pa shumë shpenzime, por edhe në shoqëri të mirë, është duke praktikuar këto mundësi. Dominotë dhe në mënyrë të veçantë shahu, janë lojëra të cilat të zhvillojnë trurin, të vendosin në lëvizje instinktet për të qenë fitues, ndërkohë që "misioni" kryesor është të "vrasësh" kohën. Ditë të mira janë ato ku, teksa luan, rrezet e diellit të ngrohin kurrizin, ndërkohë që në këtë mënyrë përfiton falas edhe vitaminën E. Por edhe në ditët me shi mund të gjendet një zgjidhje, të moshuarit apo edhe burrat në moshën e dytë, përshtaten duke gjetur lokale për të transportuar tavolinën e shahut dhe dominotë. Lojërat zhvillohen vetëm, por edhe me grupe. Ato mund të jenë të kombinuara, një herë njërën dhe më pas tjetrën, por edhe të njëjtat gjatë gjithë kohës.
Kështu "sportistët" mund të komentojnë ndërkohë titujt e gazetave, kronikat e lajmeve dhe debatet e aktualitetit.
Të papunët
Jo vetëm mosha e tretë, por edhe më të rinjtë, janë të "infektuar" nga kjo mënyrë e kalimit të kohës, duke ndenjur te shahu, te dominotë, te lojërat e tavolinës. Mjekët thonë se, këto aktivitete, të cilat i përkasin një moshe më të madhe apo më të re, na çojnë në plakje më të hershme, apo në shtyrje të viteve të rinisë. Lojërat e tavolinës, sipas tyre, shërbejnë për të zhvilluar mendjen, por çdo ditë ato na çojnë në procesin e plakjes së parakohshme. Është njësoj si me femrat. Ato që nuk kanë një jetë aktive, shohin çdo ditë telenovela, pinë kafe dhe janë të papuna, edhe pse fëmijët tashmë i kanë të rritur, plaken më shpejt se ato që mbushin kohën me punë apo që kanë angazhime të tjera. E njëjta gjë ndodh edhe me burrat, të cilët nuk kërkojnë të vrasin kohën në mënyrë tjetër, por dorëzohen, zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi. Zgjedhin të japin pak, ose aspak kontribut në ekonominë e shtëpisë apo në zgjidhjen e punëve të përbashkëta. Një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare, shumica meshkuj dhe në moshë të dytë ose të tretë, nuk ka mundësi dhe nuk u jepet hapësira për të filluar një punë, pasi kanë humbur vendin e punës ku qëndronin prej vitesh, ndoshta që në fillim të demokracisë, apo edhe më parë.
Moshat e reja
Ndërsa burrat në moshë e kanë të vështirë të gjejnë një punë, apo e mendojnë të vështirë të nisin një punë tjetër veç asaj që kanë bërë pjesën më të madhe të kohës, edhe moshat e reja po "infektohen" nga lojërat e tavolinës. Këtu nuk bëhet fjalë për pingpong, apo lojërat që praktikon mosha e tretë. Të rinjtë, dita-ditës po tregojnë dëshirën dhe mënyrën se si pëlqejnë ta kalojnë kohën. Dita-ditës, shumica e tyre po huazojnë nga më të rriturit, mënyrën për të kaluar kohën, pa e vrarë shumë mendjen dhe pa gjetur mundësi të vlefshme për të mësuar më shumë, për të qëndruar më pranë dijeve. Lojëra me letra, lojëra kompjuterike, luftëtarë të shekullit apo edhe "e kuqe e zezë" janë alternativat më të njohura për të menduar në mënyrë kritike ndër moshat e reja. Ajo që i mbetet mësuesve, prindërve, medias, "policive" ekonomike është kontrolli i tyre, mbushja e hapësirave të lira me sa më shumë alternativa të vlefshme. Ndërkohë baballarëve i mbetet për të dhënë shembullin e mirë, lënien e lojërave të tavolinës, deri në përfundimin e procesit të tyre kryesor të formim-edukimit, edhe në vazhdimësi. Kështu do të jenë më pranë mundësive për të qenë modele për t‘u ndjekur, për të shpenzuar kohën më mirë dhe për të mos i mbajtur sytë nga qielli, se mos në kopshtet e secilit do të bjerë shi, edhe nëse cikli i natyrës ende nuk ka mbaruar procesin e avullimit...