Prishet ura e ushtrise peruruar ne korrik
25/10/2010U demtua nga gerryerjet ende probleme pronesie mbi token ku u ndertua
DURRES- Ura e Jubes e cila lidh dy brigjet e lumit Erzen ka dale jashte funksioni 3 muaj pasi eshte peruruar. Ura mbi Erzen bashkon Sukthin me Katundin e Ri duke u dhene mundesi banoreve te dy komunave te largeta te qarkut te Durresit te shkurtojne rrugen me 30 km nga Rrushkulli ne Katundin e Ri. Disa dite me pare ne njeren nga kembet anesore te ures se vendosur nga ushtria eshte shfaqur shembja nga prurjet e medha te lumit prurje qe kane nderprere kalimin jo vetem te mjeteve motorike por edhe te kafsheve. Ne muajin korrik mbi lumin Erzen eshte ndertuar nje ure e tipit bejli 114 m e gjate dhe gjithcka ne ndertimin e montimin e saj eshte realizuar nga batalioni i xhenios se brigades se mbeshtetjes rajonale. Me shume se 30 mije banoreve te Rrushkullit dhe Katundit te Ri fshatra qe merren kryesisht me bujqesi e blegtori kane pasur perfitime nga ura mungesa e se ciles ka mbajtur te izoluar per nje shekull qarkullimin e prodhimeve ne keto dy komuna te zhvilluara ne frutikulture vreshtari perimore e drithera. Ne komunen Katundi i Ri eshte thene se gerryerjet kane qene te medha dhe shkarja e dherave ka marre me vete edhe nje pjese te konsideruar te masivit kodrinor ne njeren nga pikat fundore te ures. Vete ura me skelet prej hekuri nuk ka pesuar ndonje demtim por tani kerkohet zgjatim dhe nje tjeter kembe per ta ribere funksionale rrugen. Disa banore kane thene se realisht kjo ure nuk ka mundur te jete gjithnje ne sherbim te banoreve pasi ende ka mbetur i pazgjidhur konflikti per pronesine e nje cope toke. Ngastra per te cilen thuhet se eshte bere pjese e konfliktit ka mbetur pezull ne percaktimin e pronesise. Krere te te dy komunave kane bere disa perpjekje per ta zgjidhur ceshtjen e cila eshte lene pezull pas demtimit te ures nga gerryerja. Komuna nuk ka bere te ditur nese do te nderhyje me fondet e saj apo do te kerkoje perseri ndihmen e ushtrise per ta risjelle ne gjendje funksionale uren. Brigada e xhenios ka ndertuar rreth 50 ura te tilla te tipit bejli me nje gjatesi prej 1800 meter lineare ne disa zona te vendit. Xh. Gradica