“Do zgjidhet çështja e paraplegjikëve”
Ndërsa greva e urisë se personave me aftësi fizike të kufizuar vazhdon, një premtim vjen nga zv.kryeministri Genc Pollo. Ai deklaroi dje se kërkesat e tyre do të diskutohen në mbledhjen e qeverisë, në mënyrë që të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje. “Shprehim besimin që brenda një kohe të shkurtër gjithçka do të marrë udhën e zgjidhjes. Aktualisht po shqyrtohen kërkesat e para dhe tetraplegjikëve”, deklaroi Pollo. Ndërkaq 20 përfaqësues të kësaj kategorie kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore ka filluar të përkeqësohet, por drejtuesit e Shoqatës së Tetraplegjikëve kanë deklaruar se nuk do ta ndërpresin grevën, pa marrë një përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre. Rritja e paketës higjieno-sanitare, rritja e masës së karburantit që përfitohet, duke e çuar në 80 litra në muaj, një rritje page për kujdestarët dhe njohja e siguracioneve të tyre janë kërkesat e para të tetraplegjikëve drejtuar qeverisë.