E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Popullore feston 5-vjetorin

 

Banka Popullore ka festuar dje 5-vjetorin e themelimit të saj. gjatë ceremonisë festive të organizuar me këtë rast morën pjesë krijues dhe drejtues të bankës, klientë dhe bashkëpunëtorë të saj, drejtues te sistemit bankar shqiptar, përfaqësues të institucioneve qendrore, të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, etj. Banka Popullore ka filluar aktivitetin e saj më 1 mars 2004. Brenda një periudhe të shkurtër, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit të saj, “Banka Popullore” arriti të bëhej faktor i spikatur në tregun bankar shqiptar, çka tërhoqi vëmendjen edhe të investitorëve të huaj të interesuar për të qenë prezent në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht gjiganti ndërkombëtar financiar Société Générale Group që në korrik të vitit 2007 bëri pjesë të rrjetit të tij edhe Bankën Popullore, duke blerë 75% të paketës së aksioneve të saj. Sot, “Banka Popullore” numëron mbi 500 punonjës, 41 degë dhe mbi 100.000 klientë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›