AMC, nënshkruhet kontrata për shitjen e aksioneve
Është nënshkruar dje kontrata për shitjen e aksioneve shtetërore në kompaninë AMC. Zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo dhe drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë “Cosmote Mihail Tsamaz” kanë nënshkruar kontratën e shitjes së paketës se aksioneve shtetërore prej 12.6%, në kompaninë AMC. Këto aksione janë blerë për 48.2 milion euro, nga kompania “Cosmote”, një ndër katër kompanitë që morën pjesë në garën ndërkombëtare, e cila u zhvillua për këtë privatizim. “Ne konsiderojmë këtë privatizim si mjaft të suksesshëm dhe si një provë të mëtejshme në besimin e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri”, u shpreh ministri Genc Ruli.