“BBC”: E paqartë rruga e Shqipërisë, DW:Berisha refuzoi rinumërimin
Agjencitë e huaja të lajmeve kanë pasqyruar gjatë gjithë këtyre ditëve protestën dhe grevën e urisë së deputetëve të opozitës dhe mbështetësve të tyre. “BBC News” ka bërë një përshkrim të hollësishëm në një nga ditët e kësaj greve urie, por edhe të protestës së madhe të 30 prillit. “Shqipëria është mbërthyer nga një konfrontim midis socialistëve të opozitës (majtas) dhe Partisë Demokratike”, - shkruhet në rreshtat e parë të reportazhit. Autori i reportazhit ka folur me deputetin Arben Ahmetaj, i cili i ka konfirmuar se greva do të vazhdojë deri në transparencën e plotë. Po kështu, kryetari i PS-së, Edi Rama, me të cilin ka folur reporteri i ‘BBC’-së, përshkruhet si një figurë imponuese. “Një njeri gati 2 metër i gjatë, ky ish-lojtar i basketbollit dhe artist, më tregon mua se është koha që Shqipëria të mbajë zgjedhje si anëtare e NATO-s dhe si një vend që do të trokasë në derë të Bashkimit Evropian”, - thuhet në këtë reportazh. Ky artikull i ‘BBC’ mbyllet me fjalët: “Stabiliteti politik dhe prosperiteti ekonomik mbeten ende të paqarta dhe rruga e anëtarësimit në BE do të jetë e gjatë”. Një ditë më parë, në një tjetër artikull, ‘BBC’ shkruan për keqësimin e gjendjes së grevistëve të urisë si dhe për nisjen e bisedimeve të premten, nga Presidenti i vendit, Bamir Topi me përfaqësues të politikës shqiptare dhe komunitetin ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, “Dojçe Velle” shkruan në një nga artikujt, me autor Mark Lowen se, “20 vjet pas rrëzimit të komunizmit dhe ardhjes së demokracisë, Shqipëria po përpiqet të paraqesë një pamje të stabilizuar dhe demokratike në sytë e pjesës tjetër të Evropës”. Një ditë më parë, edhe agjencia ‘Balkan Insight’ shkruan për bisedimet që zhvilloi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me ambasadorin e SHBA-ve, Xhon Uidhers, ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan e zv/kryeministrin Ilir Meta. Në këtë artikull shkruhet se, socialistët dhe aleatët e saj të vegjël të së majtës kanë njoftuar policinë se do ta vazhdojnë një muaj protestën. Mbështetësit e opozitës mblidhen çdo mbrëmje para çadrave të grevës së urisë. Autori i shkrimit kujton se, socialistët kushtëzuan pjesëmarrjen në Parlament me hapjen e kutive të zgjedhjeve. Nga ana tjetër autori kujton se kryeministri, megjithëse është deklaruar për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, ka refuzuar mundësinë e një rinumërimi. Për grevën e urisë dhe protestën kanë publikuar edhe radio ‘Zëri i Amerikës’, agjencia e lajmeve ‘AFP’, ‘Associated Press’ si dhe ‘New York Times’.
Në një raportim të tyrin, këto të fundit shprehen se: “Demokratët konservatorë, të udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha, mezi fituan zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, por socialistët në opozitë kanë bojkotuar Parlamentin për muaj me radhë, duke kërkuar hapje të kutive në disa zona”.
(GSH/BalkanWeb)