Eurozona, BE përgatit planin e shpëtimit
BRUKSEL- Njëzet e shtatë ministrat e Financave të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot në Bruksel një takim të jashtëzakonshëm për t’i diskutuar detajet e planit i cili do të ndihmojë vendet e trazuara që përdorin euron, të pengojnë dobësimin e mëtejmë të valutës së përbashkët.
Udhëheqësit e vendeve të eurozonës thanë dje se po krijojnë një fond të ri të krizës, për t’i ndihmuar këto vende. Liderët e 16 shteteve që përdorin euron, gjithashtu janë dakord të imponojnë kufizime të papërcaktuara ndaj spekulatorëve, të cilët i fajësojnë për sulmet ndaj euros.
Udhëheqësit europianë kanë miratuar një paketë prej 110 miliardë dollarësh në hua emergjente për ta ndihmuar Greqinë të përballojë borxhin publik në rritje. Ka shqetësime se edhe vendet e tjera që përdorin euron, përfshirë Spanjën dhe Portugalinë, mund të ballafaqohen me probleme të njejta.
Këtë javë, euroja ra deri në 1,25 dollarë, ndërkohë që kriza greke e lëkundi edhe besimin e tregjeve financiare në aftësinë e disa shteteve më të dobëta të BE-së që të mund t’i kthejnë prapë huatë. Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, tha se vendet e eurozonës janë të gatshme të ndërmarrin çfarëdo hapi të nevojshëm për të mbrojtur stabilitetin e valutës së përbashkët. “Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur stabilitetin financiar, jo vetëm në Greqi, por në të gjithë eurozonën. Ajo që mund të shihni sot është një eurozonë e bashkuar rreth valutës së saj, euros”, - tha Barroso. Tregtarët e financave kanë vazhduar të shesin euron, pavarësisht miratimit të huas prej 110 miliardë eurosh për Greqinë, duke e ulur vlerën e euros dhe duke kërcënuar të provokojnë kriza të tjera në vendet e eurozonës me rritje të vogël ekonomike, si Portugalia, Spanja dhe Irlanda. Gjatë javës, tregjet e bursave në Evropë shënuan rënie të reja. Vlera e euros ka rënë më shumë se 4% këtë javë dhe ka kontribuar në rënien e bursave europiane. Shqetësimet mbi tregun global u rritën këtë javë pas një rënie të madhe në bursën amerikane. Rregullatorët ende po përpiqen të gjejnë shkakun e rënies prej 1000 pikësh në indeksin Doë Jones të enjten.
(s.g/GSH/Balkanweb)