E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina dhe Berlini nënshkruajnë dy marrëveshje



Ministri gjerman i punëve të brendshme Thomas de Maiziere dhe homologu i tij nga Kosova, Bajram Rexhepi nënshkruan dy marrëveshje bilaterale gjermano-kosovare. Njëra prej tyre ka të bëjë me kthimin e ish-refugjatëve dhe personave që kapen ilegalisht, tjetra me bashkëpunimin për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e terrorizmit. Në Gjermani jetojnë afro 14.000 kosovarë pa leje të rregullt qëndrimi, ndërsa çdo muaj parashtrojnë kërkesë për azil mbi 100 të tjerë. Pjesa dërrmuese e ish-refugjatëve janë me prejardhje rome, kthimi i detyrueshëm i të cilëve është bërë vazhdimisht shkak për protesta nga ana e organizatave joqeveritare. Dy marrëveshjet do të hyjnë në fuqi pasi të jenë ratifikuar nga parlamentet përkatëse dhe janë marrëveshjet e para bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Poloni
Data e zgjedhjeve shpallet më 21 prill

Ushtruesi i detyrës së presidentit polak, Bronisllav Komorovski, tha se data e zgjedhjeve presidenciale do të shpallet në 21 prill, pasi të jetë bërë varrimi i presidentit të ndjerë, Leh Kazinski. Presidenti, gruaja e tij dhe 94 të tjerë humbën jetën në aksidentin tragjik të shtunën. Dje, mijëra polakë kanë pritur për orë të tëra në shi, për t’i bërë nderimet e fundit presidentit të ndjerë Kazinski dhe bashkëshortes së tij Maria.
Autoritetet ruse thanë se janë identifikuar 64 viktima. Obama, Medvedev dhe Sarkozi do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kazçinskit në 18 prill.

Hagë
Radovan Karaxhiç akuzon dëshmitarin

Radovan Karaxhiq ka akuzuar dje dëshmitarin e prokurorisë në gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, duke thënë se ai i ka trilluar pohimet për vrasje masive. Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, i cili po vetëmbrohet, kaloi më shumë se tre orë duke u përpjekur të diskreditojë ish minatorin Ahmet Zuliç, i cili dëshmoi për rreth 90 minuta. Zuliç i tha gjykatës se ai ka qenë dëshmitar i masakrës së 20 boshnjakëve në qershor, 1992, të cilët ishin detyruar t'i hapnin varret e tyre dhe pastaj u qëlluan në kokë apo iu pre fyti nga një kasap serb. Karaxhiç përballet me akuza për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

15 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›