Prishtina dominon, por nuk fiton
Prishtina sërish ka rrëshqitur në shtëpi të vet. Kësaj radhe në duel me Trepçën, ndaj të cilës bardhekaltrit nuk kanë mundur të fitojnë më shumë sesa një pikë, pasi përballja e së dielës mes tyre ka përfunduar pa gola, 0:0 – në kuadër të xhiros së njëzetepestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Në fakt, pretendenti për titull të kampionit ka dominuar plotësisht gjatë gjithë ndeshjes, duke luajtur shumë më mirë sesa Trepça, por assesi nuk ia ka dal të shënoj gol, pavarësisht faktit se krijoi raste të shumta shënimi, madje dy herë shtylla e shpëtoi ekipin mysafir pa pësuar gol.
Në anën tjetër, ‘Xehetarët’ mbroheshin jashtëzakonisht mirë, por edhe kur gabonin në vijën e mbrojtjes, portieri Pertinac ishte ai që i evitonte në fund rreziqet. Kurse, nëpërmjet kundërsulmeve të rralla, Trepça përpiqej të shënonte, por pa sukses.
Kështu ndeshja përfundoi pa gol. Bardhekaltrit tani gjinden në kuotën e 46 pikëve, derisa Trepça me 27 pikë të tubuara konsiderohet si shumë e rrezikuar për ta humbur statusin e anëtares së Superligës.