E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilani mposht rivalin Dritën

Drita është mposhtur nga rivali lokal i saj, Gjilani, me rezultat 1:2 në derbin e Anamoravës, i cili u zhvillua pa praninë e publikut, shkaku i dënimit që ia ka shqiptuar Dritës shtëpia e futbollit kosovar.

Golat për Gjilanin i kanë shënuar Alban Hyseni në minutën e 33-të dhe Bunjamin Shabani në minutën e 63-të. Kurse, golin e vetëm për bardh e kaltrit e ka realizuar Përparim Osmani në minutën e 53-të.

Kjo fitore i shton shpresat e Gjilanit për të mbijetuar në Superligë, derisa me këtë humbje Dritës i minimizohen dukshëm gjasat në luftën e saj për titull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›