Prishtina, e fortë për Bambin
Sigal Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën, pasi e ka mposhtur në udhëtim rivalin për titull , Bambin, me rezultat 73:92, në ndeshjen debi të xhiros së 15-të të BKT-Superligës së basketbollit.
Bambit nuk i ndihmuan as përforcimet e fundit për t’i bërë ballë kampionit në fuqi, i cili ishte i pandalshëm në këtë takim duke shënuar fitore më me lehtësi sesa që është pritur.
Në çerekun e parë, forcat në parket ishin thuajse të barabarta, pasi kjo periudhë e ndeshjes përfundoi me rezultat 18:20, për mysafirët. Por, në periudhën e dytë, ekipi prishtinas shpërtheu duke e përmbyllur këtë çerek loje me rezultat 18:28. Edhe në çerekun e tretë ekipi i Arben Krasniqit ishte mjaft efikas, pasi i realizoi 25 pikë, derisa Bambi i shënoi 17 sosh.
Vetëm në çerekun e fundit ekipi serb nga veriu i Mitrovicës ishte më i mirë sesa ekipi kryeqytetas, pasi gjatë kësaj periudhe të lojës vendasit i realizuan 20 pikë, derisa mysafirët 17 sosh.
Më meritori në këtë fitore të ekipit bardhekaltër ishte Blerim Mazreku, i cili përveç që realizoi 41 pikë, ishte i pakalueshëm në mbrojtje për lojtarët e Bambit.
”Kemi pritur rivalitet më të madh, por përgatitja e mirë fizike e ekipit tim e bëri të veten. Ne luajtëm me zemër dhe merituam fitoren”, është shprehur Mazreku.
Në anën tjetër, basketbollisti i Bambit, Igor Dashiq, i cili njëkohësisht është kryetar i këtij klubi, tha se Sigal Prishtina është superfuqi në basketbollin kosovar.
“E uroj Prishtinën për fitore dhe lojën e mirë. Vërehet Sigal Prishtina është klubi më i organizuar në Kosovë edhe për shumë kohë nuk ka kush t’i mbërrijë. Mazreku ishte i pandalshëm. Ne nuk kishim zgjedhje për ta ndalur”, tha Dashiq, të cilit nuk mundën t’i ndihmojnë dy bashkëlojtarë shkaku i lëndimeve.
Në ndeshjen e tretë të zhvilluar të shtunën mbrëma, Bashkimi fitoi me rezultat të ngushtë ndaj Kosovës së Vushtrrisë.
BKT-Superliga - xhiroja e 15-të
Rezultatet
Bambi – S. Prishtina73:92
Peja – K. EuroSport133:76
Bashkimi- Kosova95:93
E hënë
Trepça – Mitrovica
Tabela:
1: S. Prishtina1529
2. Bambi1528
3. Peja1526
4. Trepça1421
5. K. EuroSport 1520
6. Bashkimi1520
7. Kosova1519
8. Mitrovica1414