Prishtina me monografi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarin e Avdullah Hotin dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshin, të enjten kanë pritur në një takim ekspertët e fushave të historisë, trashëgimisë, të kulturës, sportit, ekonomisë, arsimit dhe të shëndetësisë, të cilët janë angazhuar në hartimin e monografisë për Prishtinën.
“Së bashku me ju do të përpiqemi që monografia për Prishtinën të promovohet për Ditën e Prishtinës, monografi e cila do të përmbaj të dhënat kryesore në gjitha fushat për Prishtinën prej formimit të saj dhe deri në ditët e sotshme”, tha Mustafa.
Ndërkaq, Avdullah Hoti, kryetar i Komunës së Prishtinës, foli për përmbajtjen e monografisë.
Ai tha se në monografi do të përfshihet: “Zhvillimi historik i Prishtinës, pasuritë arkeologjike, arsimi, shkenca, kultura, sporti, zhvillimi dinamik (ekonomia, biznesi) zhvillimi urban, organizimi administrativ, shëndetësia, shërbimet publike, rekreacioni, të gjitha këto të ndara në kapituj dhe të ilustruara me fotografi”.
Përgatitjen e monografisë për Prishtinën të pranishmit edhe në këtë takim e vlerësuan si një hap mjaft të qëlluar dhe me rëndësi të veçantë, duke u shprehur se do të japin maksimumin e tyre profesional. që monografia për Prishtinën të jetë sa më e kompletuar.