Thaçi uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit
Prishtinë (Start) - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët myslimanë, me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi, Thaçi thekson se kjo festë na ngjall ndjenjën dhe idenë e përkushtimit dhe të sakrificës për të mirën e njerëzimit, nevojën shpirtërore të lartësimit moral dhe të kultivimit të vlerave të larta në shoqëri.
“Kjo festë Kosovën e gjen të lirë, demokratike dhe në përpjekje për t’u zhvilluar në të gjitha drejtimet. Kosova është shtet i ri, paqësor dhe me vullnet të plotë për t’u bërë pjesë e botës së përparuar. Festa e Kurban Bajramit le të jetë edhe një rast për t’u shpalosur më shumë, më gjerë dhe më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit të mirë të qytetarëve tanë. Uroj që ditët e Kurban Bajramit në familjet tuaja të sjellin më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi”, përfundon Thaçi në urimin e tij.