E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia dhe Kosova hidrocentral të përbashkët

Prishtinë -Maqedonia dhe Kosova do të ndërtojnë hidrocentral të përbashkët në zonat malore mes dy vendeve, si dhe për ndërtimin e hidrocentralit “Lukovo Pole”, vlera e të cilit arrin në 40 milionë euro. Kjo është bërë e ditur në takimin mes ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë Fatmir Besimi dhe ministres për Energjetikë dhe Miniera të Kosovës, Justina Pula Shiroka. Dy shtetet do të intensifikojnë edhe investimet kapitale në ndërtimin e linjave të tensionit të lartë 400 kilovoltëshe, si dhe importimin e lignitit nga minierat kosovare në Maqedoni.

“Grupi ekspertëve do t’i definojë parametrat e projektit me një objektiv kryesor që e përcaktuam e ai është optimizimi i të asaj pjese të maleve dhe të mund të shfrytëzohen për rritjen e kapaciteteve energjetike, gjegjësisht të hidropotencialit të cilat për momentin janë në ‘Mavrovë’ dhe komplekse tjera ku mund të përdoren këto ujëra”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.

Ministrja e energjetikës dhe minierave në Qeverinë e Kosovës, Justina Pula Shiroka me homologun e saj Besimi është interesuar për procesin e privatizimit të Elektroekonomisë dhe ndërtimin e trafove të reja.

“Përpos investimeve të cilat janë analizuar dhe mendoj se do të fillojnë me ndërtimin e hidrocentralit, këtu është edhe ndërtimi i trafostacioneve apo largpërçuesve 400 kilovoltësh Kosovë-Maqedoni. Një ekziston dhe mendojmë që të ndërtojmë edhe të dytin për shkak të rritjes të kapacitetit”, theksoi Justina Pula. lajm/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›