Prishtinë, Fatmir Limaj sërish sot përballë EULEX-it
PRISHTINE- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Fatmir Limaj edhe sot është marrë në pyetje nga prokuroria e EULEKS-it lidhur me dyshimet për shpërdorim sa ishte në detyrën e Ministrisë të Transportit.
Avokati mbrojtës Tahir Rrecaj ka thënë për median kosovare se beson në pafajësinë e Limajt dhe se pasi të përfundojë marrja në pyetje, ai si avokat mbrojtës do t''i shtrojë pyetjet dhe komentet e tij para prokurorëve, për ta dëshmuar pafajësinë e Limajt.
Prokuroria merr në pyetje ish-ministrin 16 muaj pas bastisjeve që u bënë në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe në pronat e tij familjare.
Ndërkohë që dje Gjykata Kushtetuese interpretoi Kushtetutën në rastin e imunitetit për deputetët në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se “deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Çështja e imunitetit arriti deri tek Gjykata Kushtetuese, për shkak të urdhër arrestit qe EULEX ka ngritur kundër deputetit, Fatmir Limaj.
Limaj dhe nëntë persona të tjerë, akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, që supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosurve të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.
Në këto kushte nuk dihet ende nëse EULEX-i do të zbatojë urdhër-arrestin ndaj Limajt i lëshuar para disa muajsh. EULEX-i thotë se është duke e shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton europa e lirë. Ndërsa avokati i Limajt duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se deputetët zhvishen nga imuniteti që gëzojnë me ligjet në fuqi.
(s.g/balkanWeb)