Jahjaga takon ish-sekretaren amerikane të shtetit, Albright
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në SHBA, u takua me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përpjekjet për shtimin e njohjeve të reja për vendin.
Burimet zyrtare nga Presidenca kosovare njoftojnë se Presidentja Jahjaga e njohu ish-sekretaren Albright me qëllimet strategjike të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe tha se ato janë mënyra më e mirë për të ofruar kornizën brenda të cilës do të ndërmerreshin reformat dhe konsolidimi i
Presidentja Jahjaga përmendi në veçanti nevojën që Kosova ka për të vendosur marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe me Aleancën Veriatlantike përmes programit të saj për Partneritet për Paqe.
Ajo i paraqiti Albright idenë për krijimin e grupit "Miqtë e Kosovës", që ka për synim ngritjen e imazhit të Kosovës dhe promovimin e saj nëpër vendet me të cilat Kosova nuk ka marrëdhënie diplomatike.
Madeleine Albright, duke e përgëzuar Presidenten Jahjaga për punën dhe lidershipin e saj, tha se mbetet mike e madhe dhe e përkushtuar e Kosovës.
Ajo shprehu përkrahjen për Kosovën dhe rrugën e saj të qartë në procesin e integrimeve evropiane. Ish-sekretarja amerikane e shtetit tha se Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të vetmet pjesë që mungojnë për ta përmbushur vizionin për një Evropë të bashkuar dhe të lirë.
(d.b/BalkanWeb)