E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto lobon për Kosovën në SHBA

SHBA- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka takuar mjaft homologë të tij gjatë qendrimit në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Haxhinasto është takuar me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton të cilës i përsëriti për të vizituar Shqipërinë.

Ndërkohë që zonja Klinton u shpreh se do të vizitojë Shqipërinë në mundësinë më të parë. Haxhinasto takoi gjithashtu dhe ministrin e Jashtëm grek Stavros Lambrinidis ku mori konfirmim prej këtij të fundit se Greqia është mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE. Haxhinasto takoi gjithashtu homologët e tij të Maqedonisë dhe Rumanisë. Në takim me ministrin rumun Haxhinasto kërkoi mbështetje për integrimin në rajon të Kosovës. Nga ana tjetër Haxhinasto i tha homologut slloven Zbogar se njohja e statusit të Kosovës është një çështje që nuk duhet të përcaktojë pjesëmarrjen e Kosovës dhe popullit të saj në nismat dhe organizatat rajonale.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›