E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa iken Junajtid

Mancester Junajtid thyhet 2-1në shtëpi nga Kristal Palas dhe eliminohet nga Kupa e Ligës. Në këtë mënyrë, çerekfinalet mbyllen me një rezultat surprizë, ku skuadra e ligës së dytë angleze mposht kampionët në fuqi.

Ndeshja në “Teatrin e Ëndrrave” nisi me një minutë heshtje në nder të trajnerit të Uellsit, Geri Spid. Pas një pjese të parë, pa shumë emocione, është Darren Ambroz ai që zhbllokon rezultatin, me një goditje potente nga 35 metra në minutën e 65-të. Megjithatë, gëzimi i miqve ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi “Djajtë e Kuq” barazuan me Makedën, i cili trasformoi në gol një 11-metërsh që e fitoi vetë.

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga Ambroz në kohën shtesë. Në minutën e 98-të, ai dërgoi në rrjetë një goditje dënimi, që i dha avantazhin dhe kualifikimin ekipit londinez.

Shorti i ndeshjeve gjysëmfinale, të cilat do të luhen në janar, ka rezervuar një sfidë të jashtëzakonshme, ku skuadra tjetër e Mançesterit, Siti i milionave do të përballet me Liverpulin. Në çiftin tjetër, Kristal palas do të luajë me Kardif Siti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›