Prishtinë, prezantohet nisma “Një komb një pasaportë”

Aleanca Kuqezi ditën e sotme ka zhvilluar një takim publik në qytetin e Prishtinës, ku ka paraqitur nismën më të re të saj “Një komb, një pasaportë”. Në fjalën e tij, në këtë aktivitet nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për emrin shqiptar pavarësisht se ku jetojnë ata, prandaj shteti duhet t`i pajisë me pasaportën shqiptare.
Spahiu gjithashtu ngriti edhe nevojën e unifikimit të legjislacionit mes dy shteteve, duke theksuar se Kosova duhet t`i largohet legjislacionit sllav. “Shqipëria dhe Kosova, një komb, një legjislacion”, përfundoi ai.
Ndërsa përfaqësuesi i Aleancës Kuqezi, Endrit Shabani tha se politikanët shqiptarë duke patur nje lidhje të dëmtuar me elektoratin, nuk e gjejnë legjitimitetin e tyre tek vullneti i popullit, por e kërkojnë atë tek mbështetja e politikanëve fqinj, duke bërë që vendi në vendi këto 20 vite në vend që të shkojë drejt zhvillimit që përcaktojnë interesat kombëtar, shkon drejt plotësimit të tekave të vendeve fqinje.