Prishtinë, qeveria: Nuk do heqim embargon
PRISHTINE- Zv.kryeministrja Mimoza Kusari-Lila deklaron se marrëveshja e arritur me Beogradin për vulat doganore, nuk nënkupton heqjen e menjëhershme të masave të reciprocitetit.
“Vendimi për reciprocitetin ndryshohet në momentin kur vlerësohet plotësimi i të gjitha kushteve. Natyrisht në parim është arritur marrëveshja për pranimin e vulave në formatin siç kanë qenë para tri viteve, që atëherë ishin refuzuar nga Serbia. Pra në formatin e vulave nuk ka ndryshuar asgjë dhe ata i kanë pranuar ashtu”, ka thënë ajo.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë që ka nënshkruar vendimin për reciprocitet thotë se tani do të shihen të gjitha elementet e implementimit të asaj marrëveshjeje, dokumentacioni për mallrat që e lëshojnë Kosovën dhe procedura të tjera teknike për të cilat duhet punuar institucionet ditëve në vijim.
(s.g/rel/BalkanWeb)