E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi për vdekje kalimtarin, arrestohet 21-vjeçari

Një i ri nga Pogradeci është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia pasi duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar për vdekje një të moshuar. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 21-vjeçari Pjer Pojanaku pasi ditën e djeshme në aksin rrugor Korcë-Pogradec, në kryqezimi i fshatit Libonik, duke drejtuar mjetin me targë TR 4426 R ka aksidentuar me vdekje kalimtarin Hekuran Spaho 76 vjeç banues ne Libonik.
Sipas policisë menjëherë pas ngjarjes 21-vjeçari ështëë larguar nga vendi i ngjarjes por pas kërkimeve intensive është bërë i mundur arrestimi i tij.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprat penale "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i ngjarjes".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›