E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS në Kuvend të ndalim Saliun, të futemi në BE

TIRANE-Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Kryesocialisti Edi Rama ka konfirmuar sot se Partia Socialiste do të jetë në Kuvend në cdo seancë parlamentare me qëllim të vetëm, të mos lejojë pushtetin të mos abuzojë me shtetin.
Me këtë vendim që thyen bojkotin e nisur që pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, 2009, ku e majta nuk ka votuar asnjë ligj, nga sot Parlamenti do të ketë një fillim të ri legjislativ në këtë sesion vjeshte.

“Sic është vendosur prej kohësh dhe në Asamble, ne sot do jemi në Kuvendin e Shqipërisë dhe në cdo proces votimi”, u shpreh Rama në një konferencë për shtyp në mesditë pak orë para nisjes së seancës së parë parlamentare për sesioni e vjeshtës.

Në daljen para mediave, Rama tha se qëllim i opozitës me hyrjen në parlament do të jenë, futja e vendit në Bashkimin Europian dhe t’i presin rrugën abuzimeve që qeveria po realizon cdo ditë në cdo aspekt shqiptar.

“Ju uroj gjithë deputetëte punë të mbarë në rrugën e tyre për të ndaluar mbytjen në baltë ku po e zhyt qeveria e Berishës, cdo ditë këtë popull.
“Shqipërisë pak kohë më parë iu mohua statusi i vendit kandidat për në BE. Ne duam që kjo mos të përsëritet më. Puna jonë do fokusohet me ngulm tek ato 12 prioritete që KE i ka dërguar Shqipërisë. Ne do ndërmarrim hapat tonë dhe do jemi partia më e madhe opozitare që do shpallë hapur luftë pa kompromis me korrupsionin me krizën në drejtësi, dhe financat publike dhe ekonomike që kanë prekur palcën e Shqipërisë".

Kështu është shprehur kreu i PS-së, Edi Rama, i cili ka deklaruar se opozita është e gatshme të kontribuojë per cdo ndyrshim, nëse ka vullnet nga pala tjetër si dhe shtoi se deputetët socialistë do të votojnë çdo kandidaturë të propozuar nga President per institucionet e pavarura.

“Ne jemi gati për këto rekomandime, por kërkohet angazhimi i të dy palëve, jemi gati të japim kontributin tonë nëse ka vullnet nga pala tjetër. E dimë mirë që Saliu nuk do, dhe të gjithë e kanë kuptuar se përse nuk do, sidosmo pas publikimeve me te fundit”, vijoi kreu opozitar në fjalën e tij.

Ndër të tjera Rama deklaroi se tashmë është koha kushtetuese. “Është koha e ndërrimit të Guvernatorit, është koha e ndërrimit të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është koha e ndërrimit të Avokatit të Popullit (post qe Saliut nuk i ka hyre ndonjehere ne pune e kosnideron kot), kandidature që Saliu ia ka ofruar opozitës për t`i hedhur hi syve komunitetit ndërkombëtar. Është koha që presidenti të bëjë përzgjedhjet e tij, siç e kërkon Kushtetuta për këto ndryshime”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›