E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, makina del nga rruga, vdes 29-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Plug ku makina me targa italiane me të cilën udhëtonte shtetasi Klodian Mile ka dalë nga rruga dhe për pasojë 29-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›