E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Nëse Kuvendi nuk reagon, do hyjmë në grevë

Konfederata e Sindikatave u bën apel deputetëve të diskutojnë çështjen e minatorëve në seancën e sotme plenare.
 

Në një konferencë për shtyp kreu i Konfederatës, Kolë Nikolla theksoi se deputetëtduhet t`u japin përgjigje publike minatorëve për atë që po ndodh në Bulqizë.

Sipas tij nëse Parlamenti nuk do të reagojë për minatorët atëherë ata do të rinisin grevën e urisë e cila do të jetë më e dhimbshme.
 

Ai ka shtuar se greva e minatorëve të Bulqizës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së firmës ACR ndërsa ka shtuar se kjo kompani nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje si për investimet në minierë ashtu edhe për rehabilitimin e saj.

Më tej Nikolla theksoi se minatorët nuk janë tërhequr nga protesta e tyre duke kërkuar përmbushjen e kërkesave nga kompania ACR, si për rritjen e pagës ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›