E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, refuzohet fejesa, rrihen familjarët e djalit

Refuzimi i fejesës së dy të rinjve për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi në një fshat të Beratit. Grindjet dhe konfliktet mes pjesëtarëve të familjes së djalit dhe asaj të vajzës ka degjeneruar deri në përleshje fizike.
 

Sipas policisë të afërmit e dy të rinjve janë rrahur mjete të forta dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën në spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se të plagosurit, mes të cilëve dhe dy gra janë pjesëtarë të familjes së djalit.

Ngjarja e rëndë u shënua në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në fshatin Tozhaj të Beratit. Ndërkohë, policia ka shoqëruar babain, xhaxhain, vëllanë e vajzës si dhe nipin e tyre. Bëhet fjalë për Tajar Fushtanin, Bajram Fushtanin, Romeo Fushtanin, përkatësisht 54, 56 dhe 23 vjeç si dhe nipin e tyre 29-vjeçarin Krenar Turani, të cilët akuzohen për "plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›