Kuçovë, një pulari pranë ujësjellësit
KUÇOVË - Vendburimi i ujësjellësit të Kozares, që furnizon tri lagje të Kuçovës, rrezikohet nga ndotja që shkakton një pulari e ndërtuar vetëm 10 metra larg tij.
Ky fakt bëhet i ditur nga burime pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik të Beratit, sipas të cilëve mbeturinat e jashtëqitjes së pulave të kësaj pularie shfaqin një rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujit. Të gjitha këto jashtëqitje depërtojnë në vendburimin e ujësjellësit që furnizon me ujë të pijshëm lagjet "Distileri", "11 janari" dhe "Polovinë", për shkak të afërsisë së tij. Sipas specialistëve të shëndetit publik, bëhet e ditur se një vit më parë kjo ndërtesë ka shërbyer për rritjen e derrave. Nga mbeturinat e tyre janë konstatuar shenja ndotjeje në ujin e burimit, të cilat u konfirmuan më vonë pas analizave të kryera në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë. Mësohet se menjëherë pas mësimit të këtij fakti janë marrë masat për dezinfektimin e vendburimit dhe largimin e derrave nga ky territor. Por, pas një viti kjo godinë është dhënë me qira nga pronari i saj një fermeri që e ka kthyer në pulari. Drejtori i Shëndetit Publik rajonal të Beratit, Maksim Prendi, tha për gazetën se gjendja e krijuar në këtë ujësjellës është shumë e rrezikshme. "Ne do t'i kërkojmë Bashkisë së Kuçovës si edhe prefekturës që të largojnë menjëherë pularinë nga ky territor, pasi shfaq rrezik serioz për shëndetin e banorëve", ka pohuar ai. d.xh