E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet akuze e re shkrimtarja do padise Strauss Kahn

Nuk kanë të sosur telashet për Dominique Strauss Kahn. Ish-bosi i FMN-së, i cili mendohet të dalë i pafajshëm nga skandali me një shërbyese të një hoteli në Nju Jork, tashmë do të përballet me një akuzë tjetër për ngacmim seksual. Shkrimtarja franceze, Tristan Banon pritet të padisë Kahn për tentativë përdhunimi, që ka ndodhur, sipas avokatit të saj, në vitin 2002, kur shkrimtarja shkoi të intervisstonte politikanin dhe ekonomistin në një apartament në Paris.

I sapo liruar nga arresti shtëpiak, në Shtetet e Bashkuara, pasi avokatët e tij ngritën dyshime të cilat u pranuan edhe nga prokurorët për dëshminë e shërbyeses nga Guinea, rasti Kahn ka ngritur një vorbull spekulimesh dhe deklaratash në Francë. Madje, kolegë të partisë së tij, socialiste thanë se aim und të rikthehej edhe në garën për të drejtuar Shans Elizenë, në presidencialet e vitit të ardhshëm. Edhe pse kjo mundësi është tepër e vogël, francezët ndihen të irrituar nga mënyra sesi u shkatërrua imazhi i ish-kreut të FMN-së dhe Francës në mediat dhe gjykatat amerikane. 

Kahn është vetëdeklaruar i pafajshëm për rastin e parë, por menjëherë pas tij, ka qenë shkrimtarja Banon që e akuzoi atë për tentativë përdhunimi. Padia e re do të depozitohet në gjykatë ditën e martë, një ndryshim nga deklaratat e mëparshme ku do të pritej përfundimi i procesit të Nju Jorkut.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›