Bosi i ri i mafias identikiti i Mateo Mesina Denaros
Policia italiane publikoi sot një identikit të ri të bosit të Mafias, Mateo Mesina Denaro, përndryshe kriminelit më të kërkuar Italian.
Messina Denaro besohet të jetë shefi actual i mafias italiane, pas arrestimit të Toto Rinës, në vitin 1993 dhe Bernardo Provenzanos, i njohur si “Traktori” në vitin 2006. I lindur në qytetin provincial të Sicilisë, Kastelvetrano, Mesina Denaro është 49 vjeç dhe njihet mes mafiozëve si “bosi playboy”, për shkak të interesimit për makinat e shpejta, gratë dhe orët e florinjta.
Nën pseudonimin Diaboliku, karriera e tij në mafia nis që 14 vjeç dhe ai kërkohet për vrasjen e të paktën 50 personave. Ndër historitë që tregohen për të, është mburrja e tij se kishte vrarë mjaftueshëm sa për të mbushur një varrezë, ndërsa reputacioni I tij mori famë kur vrau bosin rival Vincenzo Milazo dhe i mbyti të dashurën tre muaj shtatzënë.
Në maj 2002, Mesina Denaro u dënua me burg të përjetshëm në mungesë për fushatën mafioze mbi civilët në Milano, Firence dhe Romë, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 90 të tjerë.