Rikthehet Chavez presidenti i Venezueles ne atdhe

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez rikthehet në atdhe, pas trajtimi mjekësor në Kubë, ku i ishte nënshtruar edhe një operacioni më 10 qershor. Mungesa e tij e gjatë në publik, duke pasur parasysh që Chavez njihet si njeri mediatik e fjalëshumë, nxiti mjaft spekulime për gjendjen e rëndë shëndetësore të liderit socialist. Televizioni transmetoi pamje të Chavez duke u ndarë me liderin kubanez, Raul kastro, dhe duke ngjitur shkallët e avionit.
Me të mbërritur në Kubë, ai përqafoi zëvendëspresidentin Elias Jaua dhe zyrtarë të tjerë të partisë qeverisëse. Fotot e publikuara e tregojnë atë shumë më të buzëqeshur sesa në mesazhin nga Havana ku njoftoi popullin për operacionin në trajtim të një sëmundjeje kanceroze. Pas kësaj, shumë menduan se Chavez nuk do të kthehej për një kohë të gjatë në venezuelë. Gjithsesi, ai mbetet nën trajtim mjekësor, dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në paradën e 200 vjetorit të Pavarësisë së venezuelës nga Spanja, gjatë ditës së martë, por do ta ndjekë nga ballkni i pallatit presidencial.
Sëmundja dhe mungesa e Chavez vunë në pah mungesën e një pasardhësi po aq populist ndër drejtuesit e Venezuelës, I cili ka dominuar vendin e madh të OPEK-ut që nga viti 1999. Gjithashtu, kjo mungesë nxiti frikën e një vakumi pushteti dhe luftëra të brendshme politike mes fraksioneve mes socialistëve venezuelianë.
Juli Prifti