E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK fiton zgjedhjet - LDK konteston rezultatin

Komisioni qendror i zgjedhjeve ne baze te rezultateve paraprake shpall fituese te zgjedhjeve PDK e udhehequr nga Hashim Thaçi me 33.5 perqind te votave. E dyta radhitet LDK me 23.6 perqind e kryebashkiakut Isa Mustafa. Partia e trete radhitet Levizja Vetvendosja me 12.2 perqind. Levizja Vetvendosja garoi per here te pare ne keto zgjedhje. AAK radhitet partia e katert me 10.8 perqind te votave dhe AKR e biznesmenit Behxhet Pacolli, radhitet partia e peste me 7.1 perqind te votave. Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, thote se ky rezultat ka dale nga shumica e vendvotimeve te numeruara me nje pjesemarrje ne votime prej 47.5 perqind.

Akuza per parregullsi

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Kutite e votimit ne nje qender numerimi te KQZ ne Fushe Kosove

Lidhja Demokratike e Kosoves, e kryebashkiakut Isa Mustafa, konsteston rezultatet paraprake te zgjedhjeve te publikuara nga KQZ-ve, ku partia e tij radhitet e dyta pas PDK-se, e udhehequr nga Hashim Thaçi.

Isa Mustafa, tha sot se ka dyshime te bazuara ne perqindjen e larte te prezantuar ne favor te Partise Demokratike e Kosoves. PDK-se sipas KQZ-se, fitoi 33.5 perqind te votave, ndersa, LDK-se 23.6 perqind te votave. "Konsiderojme qe rezultatet paraprake te prezantuara nga KQZ-ve, me te cilat ilustrohet nje perparesi e madhe e PDK-se kundruar LDK-se, eshte e habitshme dhe eshte e papranueshme per LDK-se", tha Isa Mustafa ne nje konference per media.

Komisioni per aneksa dhe parashtresa, deri tash ka marre 171 ankesa te subjekteve te ndryshme politike per parregullsi ne zgjedhje. Shumica e ankesave kane te bejne me dy komuna, ate te Skenderajt dhe Drenasit, ku perqindja e daljes ne votime ishte mbi 90 perqind dhe ku vezhguesit e zgjedhjeve konstatuan parregullsi.

Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne veprim, qe monitoroi zgjedhjet, tha sot se ka baze per anulim te zgjedhjeve ne Skenderaj dhe Drenas, mirepo fjalen e fundit per kete duhet ta thote komisioni per ankesa dhe parashtresa.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›