E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Liberalizim të tregut të telekomunikacionit

Liberalizimi i tregut të telekomunikacionit dhe forcimi i konkurencës mbetet synim i qeverisë. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Shtetit Genc Pollo gjatë forumit të parë të telefonisë shqiptare. Pollo ka theksuar se shpërndarja e telefonisë celulare në Shqipëri është mbi 100%, shifër kjo gati e njejtë me mesataren e Bashkimit Europian.
Pollo “Ligji i komunikacionit elektronik i miratuar në maj të vitit të kaluar theu një sërë barierash për hyrësit e ri në treg të telefonisë celulare. Gjatë këtij procesi të hapjes së tregut janë kryer dhe shumë privatizime dhe së fundmi kemi dhe licensimin e operatorit të katërt të kompanisë celulare.”
Sipas ministrit, vend shumë të rëndësishëm në këtë treg zënë dhe investimet e kompanive të huaja.
Pollo “Në këtë sektor vend shumë të rëndësishëm zënë dhe investimet e huaja falë politikave të hapura për investimet e huaja nga qeveria. Në treg tashmë aderojnë mjaft kompani të huaja.”
Ministri Pollo deklaroi gjithashtu se Shqipëria në moshën dixhitale mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të katër-vjeçarit, pavarësisht se deri tani përhapja e internetit nuk është në nivelet e duhura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›