Sot raporti vjetor në komisionin e ligjeve
Autori i Lajmit: Red.
Komisioni i Shërbimit Civil pritet të paraqesë sot në komisionin parlamentar të Ligjeve raportin e punës së këtij institucioni të pavarur për vitin 2007. Në kuadër të raportimeve vjetore që institucionet e pavarura paraqesin në Kuvend çdo fillim viti, nesër kryetarja e KSHC-së, Mimoza Hysenaj do të njohë deputetët e komisionit mbi veprimtarinë e këtij organi gjatë vitit 2007 në përmbushjen e misionit të tij për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të nëpunësve civilë. Përveç raportit të KSHC-së, gjatë punimeve trejavore të parlamentit për periudhën (12 maj-2 qershor) në komisionet e përhershme të Kuvendit pritet të paraqiten dhe raporte të institucioneve të tjera të pavarura për vitin 2007, si ai i Entit Rregullator të Energjisë, Avokatit të Prokurimeve dhe i Agjencisë së Sigurimeve të Depozitave.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008