LSI shpreh shqetësim për transportin-taksi në Tiranë
Autori i Lajmit: Red.
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) shprehu të Dielën shqetësim për situatën e shërbimit të transportit-taksi në kryeqytet. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i grupit të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Petrit Vargu, duke u ndalur tek protesta e fundit e rreth 500 taksistëve të liçencuar në kryeqytet, tha se ajo "është pasojë e vendimit të Ministrisë së Transporteve për liberalizimin e shërbimit të taksive, duke mos bërë të mundur ruajtjen e kritereve në shërbimin taksist në Tiranë." Në kuadër të masave për zgjidhjen e kësaj situate në shërbimin e transportit-taksi, LSI propozon realizimin e një studimi mbi numrin e nevojshëm të taksive që i duhet kryeqytetit, heqjen sa më parë nga qarkullimi të të gjitha mjeteve të paliçencuara të shërbimit taksist dhe vendosjen e sinjalistikës në vend-qëndrimet e taksive."
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008