Në shtator mësuesit rrezikojnë vendin e punës
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Reforma arsimore këtë shtator pritet të prekë jo vetëm nxënësit por dhe mësuesit e arsimit parauniversitar. Kjo pasi këtë vit mësmior ndryshon sistemi i shkollimit në vendin tonë. Arsimi i detyruar bëhet 9-vjeçar dhe ai i mesëm trevjeçar. Viti i parë i gjimnazit nuk do të jetë pasi nxënësit që do të mbarojnë klasën e 8-të do të hidhen në kalsën e 9-të që i përket arsimit të ri 9-vjeçar i cili zëvendësoi atë 8- vjeçar. Por ky ndryshim duket se to të prekë edhe mësuesit për të cilët vendi i punës mbetet i diskutueshem. Përveçse do të ketë kalime nga gjimnazi në 9-vjeçare përsa i përket dhënies së mësimit pritet të ketë edhe shkurtime. Me sistemin e ri arsimor në shtator asnjë nxënës i ri nuk shkon në gjimnaze, pasi ata që mbarojne të tetën hidhen në të nëntën. Ndërsa shkollave të mesme iu hiqet në brez, atyre 9-vjeçare iu shtohet, sepse fillojnë mësimin nxënësit e klasave të para fillore. I gjithë ky ndryshim do të shoqërohet edhe me ndryshim të mësimdhënësit. Një pjesë e mirë e mësuesve të gjimnazeve kalojnë në shkollat 9-vjeçare. Ndërkohë parashikohet të punësohen afro 300 mësues të rinj që do të japin mësim në klasat e para. Reforma pritet të shoqërohet edhe me shkarkim ku më të rrezikuarit janë mësuesit pa kualfikimin përkatës. Përsa i përket kualifikimit sipas MASH viti 2008 instaloi përvojën profesionale për kualifikim të mësuesve, e cila është bazuar në strategjinë e zhvillimit profesional të mësuesve, ku elementë të saj nga viti në vit do të jenë pjesë e procesit të trajnimit dhe kualifikimit të mësuesve. Vitin e ardhshëm kualifikimi i mësuesve do të bazohet dhe në elementë të tjerë të strategjisë së zhvillimit profesional si: standardet e mësuesit në punë, sistemi i vlerësimit bazuar në kredite. Në të njëjtën mënyrë që sivjet do të fillojë dhe kualifikimi i drejtuesve të shkollës, të cilët do të trajnohen dhe kualifikohen për një menaxhim profesional të shkollës, sipas kësaj metodologjie. Sivjet u hartuan 33 lloje testesh për te gjitha profilet e mësuesve që nga arsimi parashkollor, arsimi fillor, cikli i mesëm i ulet, arsimi i mesëm i lartë dhe arsimi profesional.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008