Konjari: E nësërmja ime, një recital
Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Interpretuese e dhjetëra roleve, Manjola Konjari është një ndër mexosopranot më të suksesshme në vend. Në CV-në e saj artistike numërohen role të ndryshme, karaktere të ndryshme të autorëve të ndryshëm por, nga interpretimi i Konjarit kanë marrë etiketën, role të suksesshme.
E megjithë gamën e gjerë të roleve, ajo shprehet se secili rol është i veçantë për të, sepse secili ka vështirësitë e veta vokale dhe interpretative të ndryshme. Ajo është e bija e një artisti të shquar të Teatrit të Operas dhe Baletit, Vilhem Konjari dhe trashëgoi prej tij dëshirën dhe dashurinë për artin klasik. E rritur në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit me fyrmë dhe pasionin e gjithë atyre artistëve që ngritën artin në Shqipëri, ajo mësoi se çfarë magjie mund të dhuronte skena, në dukje aq e ftohtë dhe plot lodhje, por aq e ngrohtë dhe e dashur pas çdo shfaqeje mbushur me duartrokitje.
Jeta e mexosporanos
Manjola Konjari ka mbaruar Akademinë e Arteve, atëherë Instituti i Lartë i Arteve, në vitin 1988, me pedagoge Shpresa Nishanin dhe Rajmonda Dabullën dhe është emëruar soliste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ajo është e bija e një artisti të shquar të Teatrit të Operas dhe Baletit, Vilhem Konjari dhe trashëgoi prej tij dëshirën dhe dashurinë për artin klasik. Që kur shoqëronte babain në shfaqjet dhe premierat e viteve 1960-1970, i lindi pasioni dhe dëshira për tu bërë pjesë e magjisë së artit dhe pushtetit të tij. Konjari, në fakt vjen nga një familje artistësh, sepse edhe Suela Konjari, motra e Manjolës, është një aktore e njohur dhe mjaft aktive në skenën e Teatrit Kombëtar. Konjari e ka filluar karrierën e saj me role të tilla si Flora tek “Traviatta”, Nëna Luçia tek opera “Kavaleria Rustikane”, Mariana tek opera “Sinjor Bruschino”, Stasi tek “Princesha e Çardashut” për të arritur më vonë tek rolet e mëdha si Madalena tek opera “Rigoletto”, Mara tek opera “Mrika”, Azurçena tek opera “Trovatore”, Carmen tek opera “Carmen”, Suzuki tek “Madam Butterfly”, Ulrika tek “Ballo me maska”, Amneris tek grandopera “Aida”, etj, etj. Përveç pjesëmarrjes dhe interpretimeve të ndryshme në opera të rëndësishme, interpretime këto të suksesshme, mexosopranoja Manjola Konjari ka marrë pjesë edhe në koncertet simfonike siç është Simfonia e 9 e Beethovenit, rekuiem i Moxart, Mesia e Hendel, etj.
Cilët janë mësuesit e tu të parë?
Mësuesit e mi të parë janë dy artistë mjaft të nderuar, Nina dhe Avni Mula, të cilët që më 8-vjeçare panë talentin tim dhe më premtuan se do të bëhesha dikushi në jetë. Im atë i nisur nga dëshira ime për të kënduar më mori një ditë dhe më çoi të këta dy profesorë të mëdhenj, të cilët më përgatitën për konkursin e liceut. Pasi fitova konursin, fillova studimet në Liceun Artistik nga ku ruaj kujtimet më të bukura të jetës sime. Shoqet e mia të liceut janë edhe sot njerëzit më të besuar të mitë. Nga bankat e asaj shkolle unë mund të ngjitem për herë të parë në skenë të marr edhe duartrokitjet e mia të para.
Jeni emëruar si soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit, fill pas mbarimit të studimeve, si e keni ndjerë veten përkrah artistëve të mëdhenj, që ishin ndërkohë aty?
Është e vërtetë që kur kam filluar të punoj në opera kam qenë shumë e re dhe kam pasur fatin e madh të punoj me artistë mjaft të talentuar, një pjesë e të cilëve kanë qenë edhe pedagogët e mi. Duke punuar pranë tyre jam vënë para përgjegjësisë për të punuar edhe më shumë dhe për të treguar vlerat e mia në krahë të tyre.
Cilat role veçoni nga repertori juaj, të interpretuara brenda dhe jashtë vendit?
Në interpretimet e mia bashkëpunimi im ka qenë gjithnjë me Nikolin Gurakuqin. Do të përmendja operën “Karmen”, “Trovatoren”, “Kavalerinë rustikane”, “Ballon me maska”, por më i dashuri për mua është roli i Azuçenës, në operën “Trovatore” të Verdit. Është një rol shumë kompleks, shumë i bukur, shumë i vështirë dhe shumë pasionant.
Cili është roli që doni më shumë, që nga fillimet e karrierës suaj?
Unë kam filluar me rolin e Marës tek opera shqiptare “Mrika”, duke hedhur hapat e parë dhe duke ecur me rolet e mëtejshme si Mama Luçia tek “Kavaleria Rustikane”, Flora tek “Traviata”, Marjana tek “Signor Bruschino” për të ardhur tek rolet e mëdha si Azuçena tek “Il trovatore”, Madalena tek “Rigoleto”, Ulrika tek “Ballo me maska”, Amneris tek “Aida”. Jam e lumtur që kam mundur të lëvroj në të gjitha zhanret e muzikës klasike vokale, si opereta “Princesha e Çardashit” në rolin e Stasit, apo edhe në muzikën simfonike me “Simfoninë nr. 9” të Bethovenit, “Requiem” të Moxartit dhe “Mesia” i Hendelit.
Si ju duket pozicionimi i artistit në jetën kulturore sot? A ka mbështetjen e duhur?
Mendoj se arti është një vlerë e kombit dhe gjithë vëmendja duhet të përqëndrohet tek artisti si vlerë. Për më tepër, unë e shoh TOB-in si një tempull. Mendoj që vëmendja është ngritur ndaj artistit, jo vetëm nga ana ekonomike, që pati një lloj mbështetje, por edhe përsa i përket interesit të shtetit, të atyre njerëzve që kanë të bëjnë pikërisht me këtë fushë. Ka një lloj ndryshimi, nuk është më ajo jeta e vakët, që e rrethonte artistin. Ehde kthimi im lidhet pikërisht me këtë klimë të re që është krijuar për artistët. Unë kam një vit që jam kthyer tashmë dhe në fillim pata vështirësi, por iu përgjigjet thirrjes që u bë për kthim të intelektualëve në vend. Për këtë do doja të falenderoja për ndihmën e tyre Kryeministrin Sali Berisha, ministrin Bujar Leskaj dhe zonjën Suzana Turku.
Si ju duket puna e Teatrit të Operas dhe Baletit, është ajo në nivelin e duhur?
Duke parë jetën artistike dhe kulturore në kryeqytet mund të them me plot gojën që ky institucion është në nivelet e duhura. Ka shfaqje çdo javë dhe në çdo sezon vihen në skenë disa premiera. Publiku nuk ka munguar në shfaqet tona dhe për këtë ndihemi mjaft të vlerësuar dhe vihemi para përgjegjësisë për të punuar akoma më shumë dhe për të sjellë gjëra edhe më të bukura për ta.
A keni plane bashkëpunimi me artistët tanë?
Nëse unë do vij me një recital para publikut, sigurisht që do të ftoj kolegët e mi, miqtë e mi për të realizuar arie, duete, kuartete, që janë pa fund në muzikën klasike. Por gjithmonë kjo do të mbetet për të nesërmen.
Roli juaj në “Ballo me maska” ka qenë shumë intrigues, si e përjetuat?
Ky është një nga rolet më të bukura dhe më të vështira për një mexosoprano. Kishte edhe një domethënie të madhe për mua, sepse një rol me vështirësi kaq të madhe vokale-interpretative kërkon një tesiturë të veçantë për një mexosoprano, që fillon që nga mexosoprano e deri tek kontraalto. Jo vetëm nga ana teknike kishte vështirësi, të cilat unë i përballova, gjë që e vërtetuan duartrokitjet tuaja, pra publikut. Ky ishte një nga rolet më mistikë, që kontraston në të gjithë operën “Ballo me maska”. Në skalitjen e rolit të Ulrikës, një ndihmë të jashtëzakonshme më ka dhënë regjizori i operas Nikolin Gurakuqi, i cili diti të nxjerrë në pah atë anë magjike të këtij roli, sepse është një rol që më shumë sesa veprim skenik, flet me sy. Ai më ka dhënë disa detaje aq të rëndësishme, sepse duke qenë një njohës mjaft i mirë i vokalit, mjaftoi shumë pak që të arrinte aty ku duhej si rol. Ishte një kënaqësi e madhe për mua, sepse kthehem në skenë pas gjashtë vjetësh dhe natën e premierës mu duk sikur nuk isha larguar për asnjë çast nga skena shqiptare, aq ngrohtësi më dhuroi publiku, kori, orkestra dhe gjithë kolegët e mi.
Përsa i përket pikërisht kësaj opere, ku qëndron madhështia e saj?
Madhështia e saj qëndron tek kompozitori i saj, që është Verdi. Dhe Verdi është një kompozitor kaq popullor, i magjishëm për spektatorin, saqë të rrëmben me muzikën e tij. E dyta, do të thoja që është loja shumë e mirë e Nikolinit, e treta do të thoja se është bashkëpunimi me artistët e huaj dhe ajo që është më e rëndësishme, mikpritja nga publiku.
Të qëndrojmë tek bashkëpunmimi me artistët e huaj, ju vetë a keni patur edhe më parë të tilla bashkëpunime?
Bashkëpunimi me artistët e huaj ka ekzistuar gjithmonë, edhe ky grup artistësh që ka ardhur, do thoja që nga tenori Roberto di Biassio, Laura Brioli, dirigjenti Eddi de Naddai. Pra, ishte një bashkëpunim i frytshëm. Ne morëm diçka nga ata dhe ata nga ne. Në botë, të punosh me artistët e Teatrit Nacional nuk është e thjeshtë. Dhe ata e patën rastin të punojnë me regjisorë shumë të mirë. Me artistë po aq të talentuar dhe kam besimin se flas edhe në emër të tyre në këtë pikë.
Sa keni dhënë nga vetja në rolin e Ulrikës?
Mendoj se kam dhënë nga vetja ime. Kur e mora në fillim këtë rol pasi Nikolini na e shpjegoi nga ana psikologjike rolin, dhe na ka dhënë një ndihmë shumë të madhe, kur u ngjita në atë miniskenë, që ne bëjmë gjatë provave, Nikolini më tha: “Tani, Manjola, i di vetë të gjitha. Ti je këngëtare e mirë dhe aktore”. Dhe unë i thashë se këtë gjë e marr për kompliment, por kjo më dha edhe një përgjegjësi akoma më të madhe, sepse ishte besimi që ai pati tek unë. Roli i Ulrikës ka nga unë mënyrën e të jetuarit, sepse duhet të përfshihesh në çdo rol, të hysh në psikologjinë e Ulrikës. Sepse është një rol shumë mistik, shumë e lidhur me profecitë. Dhe e falenderoj shumë spektatorin për ato duartrokitje aq të ngrohta, për mënyrën sesi më pritën!
Si ju duk ngjitja e “Aidës” në skenën shqiptare?
Sjellja e “Aidës” në TKOB ishte jo vetëm një risi, por eveniment që e vuri institucionin e operës në një barazim me të gjithë teatrot e tjera evropianë, që e kanë vënë më parë në skenë. Është realizimi i një opere të madhe, që jo çdo institucion mund ta bëjë. Teatri i operës e bëri me aftësi dhe profesionalizëm. Do të thoja që regjia e Nikolin Gurakuqit ishte një regji e jashtëzakonshme, e punuar deri në detaje. Po kështu mund të them edhe për skenografinë e Genc Shkodranit dhe për dirigjimin aq profesional të D Agostinos. Puna për “Aidën” është bërë në kolektiv, me orkestrën që luajti profesional dhe korin si një personazh më vete.
Si e përjetuat personazhin shumë intrigues të Amneris?
Amneris është një rol kryesor pas Aidës dhe Radames, një personazh shumë kompleks, një vajzë që di se ka një potencë shumë të madhe që është fuqia e fronit, por që është marrëzisht e dashuruar pas Radamesit dhe kjo e bën edhe të brishtë. Njëkohësisht, është edhe dinake. Gjithë ky kompleksitet i personazhit të Amneris dhe kjo dramaturgji e fuqishme e veprës, kërkon një përgatitje vokale-interpretative, kur është e ëmbël, dinake, e vërtetë, kur është momenti i dashurisë për Radames. Këto kërkojnë ngjyrime vokale, shtrirje të fuqishme, dy oktava zë, rezistencë të madhe vokale dhe fizike, që e bën një nga më të vështira për mexosoprano, sepse Amneris është një personazh që rri në skenë nga fillimi në fund të operës. Është një rol i vështirë që kërkon zëra verdianë , sikurse përcaktohen tiparet që përmenda më sipër. Është nga ato role që të bën të ndihesh e stimuluar kur të besojnë këtë rol. Dhe unë kështu jam ndier. Për rolin kam punuar intensivisht që nga maji, edhe pse partiturën e kam marrë që në janar kur u publikua programi, po më parë kam qenë e zënë e rolet e tjera. Unë kam interpretuar tek “Carmen” dhe te “Ballo me maska”. Role si Amneris vijnë vetëm si një rrjedhojë logjike e punës së mëparshme me role më pak të vështira, por që shërbejnë si një terren parapërgatitor. Kërkon pjekuri artistike dhe vokale-artistike.
A ka ndonjë rol të cilin keni dëshirë ta vini në skenë dhe ende s iu është krijuar mundësi?
Do të thoja që rolet që kam dashur gjithmonë të vë në skenë kanë qënë këto role që i kam realizuar gjatë sezonit të shkuar, ndaj edhe vitin 2007 e konsideroj edhe si vitin më të sukseshëm dhe më të arrirë në gjithë karrierën time artistike.
Si erdhi largimi juaj jashtë vendit?
Kur unë kam mbaruar studimet në 1988 jam emëruar menjëherë soliste në TOB. Kam punuar 11 vjet pranë këtij teatri dhe për arsye familjare jam larguar për gjashtë vjet. Kthimi im ka sekretin se, duke patur pasionin për skenën, unë nuk jam larguar nga skena. Kam patur koncerte, kam patur nxënësit dhe studentët e mi, pra ishte një kthim vetëm fizikisht nga vendi, por jo nga muzika, nga skena.
Si është jeta familjare e Manjolës?
Familja është motivi që më mban gjallë çdo ditë, është forca që marr çdo mëngjes para se të shkoj në punë. Kjo është pika e forcës dhe shtysës, forca vitale e imja. Unë kam një familje shumë të shëndoshë, me një bashkëshort të mrekullueshsëm, si dhe vajzën time 17-vjeçare Altea, që studion për gjermanisht dhe anglisht. E kam kurorëzuar dashurinë time në martesë fill pas mbarimit të Akademisë së Arteve, me adrianin, i cili më ka ëndërruar pranë gjatë hedhjes së hapave të mi në muzikë. Jemi njohur në lice edhe pse ai nuk ka lidhje me botën e muzikës më ka mbështetur dhe më ka ndihmuar shumë. Po të mos kisha atë mund të them me plot gojën, që nuk do isha sot këtu ku jam. Dhurata më e bukur që më ka dhuruar jeta është vajza ime, e cila ka ndryshur çdo gjë që në momentin e parë që ka lindur. Jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe më vjen mirë që ajo e kupton profesionin tim. Nuk është e lehtë të jesh artiste dhe të kesh një familje. Jo vetëm kaq, por kam edhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga motra ime Suela, të cilës i dedikoj një pjesë të suksesit tim. Nuk mund të lë pa përmendur edhe Mariarosaria Gramenjon, miken time shumë të dashur në Itali.
Vendlindja: Tiranë
Datëlindja: 14.11.1965
Studimet: Liceu artistik “Jordan Misja”, me profesoreshë Raimonda Dabulla
Akademia e Arteve, me profesoreshë Shpresa Nishani
Në 1988 emërohet soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit
Artist i preferuar: Maria Kallas
Kompozitor i preferuar: Xhuzepe Verdi
Hobi: Garat me makina “Formula Uno”
Ngjyra: E kuqja
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008