E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet raportimi i kreut të SHISH-it

Parlament

Java politike që nis sot, përveç çështjes kryesore politike, siç janë negociatat Berisha-Rama, është e rëndësishme dhe për Parlamentin, pasi pritet të diskutohen dy çështje të rëndësishme siç janë ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror, por edhe për kompensimin e pronave. Në një nga këto ditë pritet të paraqitet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, për të paraqitur propozimet e agjencisë së drejton për amendamentet që ka dërguar në qeveri, por edhe për të folur për çështjen e shumëpërfolur të mandatit të kreut të Shërbimit Sekret shqiptar. Ky ligj ka hasur në kundërshtimin e fortë jo vetëm të ekspertëve vendas, por edhe të SHBA-së dhe Bashkimit Europian. Ndërkaq në seancën e së enjtes është planifikuar diskutimi dhe votimi i ligjit për fondin special të kompensimit të pronave, i cili do të jetë një faturë shtesë për qeverinë shqiptare në kohën e mungesës së mjeteve monetare.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›