E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutaj: Policia harroi zbardhjen e vrasjes së Xhindit

PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, në një konferencë për shtyp tha dje se strukturat e Policisë së Shtetit kanë harruar zbardhjen e vrasjes së Fatmir Xhindit. Duke bërë një analizë të ngjarjeve të fundit, Lutaj u ndal te vrasja e deputetit të PS-së, duke pohuar: “Edhe pak ditë duhen të bëhet 1 vit që kur është ndarë nga jeta, si pasojë e një vrasjeje makabre në derë të shtëpisë, ish-deputeti i PS-së, Fatmir Xhindi. Disa herë kemi dëgjuar, madje është thënë në foltoren e Parlamentit, nga ministrat e Brendshëm, e theksoj nga ministrat e Brendshëm, nga ai që ishte në kohën e ngjarjes, si dhe nga ky që është aktualisht, se së shpejti opinioni do të njihet me emrin e autorit të vrasjes së deputetit. Në fakt, deri tani as ne kolegët, as opinioni, por as familjarët dhe nëna moshëthyer e të ndjerit Fatmir Xhindi, nuk dinë ç’po bëjnë strukturat e shtetit për ta zbardhur këtë ngjarje të rëndë, madje konstatojmë me keqardhje se puna e tyre për të hedhur dritë mbi të është zbehur, në mos është lënë në harresë”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›