Vdes Xhihan Xhihani, një nga organizatorët e festivalit folklorik
Ka vdekur në Gjirokastër njëri nga organizatorët e festivalit folklorik, Xhihan Xhihani. Ai ishte përgjegjësi i sektorit të muzikës dhe njëkohësisht përfaqësues i qarkut të Tiranës. Xhihani ka ndëruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, në mjediset e spitalit civil rajonal "Omer Nishani" të Gjirokastrës, për shkak të problemeve shëndetësore.
Muzikologu Xhihan Xhihani një vit më parë ishte përzgjedhur me vendim të institucionit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si komisioner në përgatitjen e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009. Gjatë kësaj periudhe ai sëbashku me 20 specialistë të tjerë të fushave të ndryshme kanë përgjedhur në çdo qark repertorin më të pasur folklorik, sipas kritereve të paracaktuar. Homazhet në nderim të të ndjerit janë kryer në sheshin "Çerçiz Topulli" ku kane marrë pjesë jo vetëm përfaqësues të ministrisë së Kulturës, por edhe mjaft festivalistë e qytetarë gjirokastritë.