Vazhdojnë shkatërrimet edhe në Universitetin e Selanikut
Selanik- Dhuna dhe shkatërrimet me sa duket nuk kanë të pushuar në Greqi. Nga dita në ditë regjistrohen veprime të anarkistëve dhe studentëve të pakënaqur nga vija politike e qeverisë Karamanlisë. Këto shkatërrime nuk kursyen as ambientin e Universitetit Aristoteli në Selanik, që u përball me vandalizmin, duke shkatërruar rrjetin informatikë e kompjuterik.
Rreth 20 persona me mjete metalike në duar dhe helmeta, sulmuan në katin e parë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale teknike në ndërtesë. Kjo bëri që shërbimet elektronike (internet-email ) të komunitetit akademik të ndërpriten në të gjithë universitetin. Shpëtim Zinxhiria Athinë.