Pritja e nderit, Meta takon Islamin
Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, dha dje një pritje për nder të ish-ministrave të Punëve të Jashtme, ish-zv.ministrave të Punëve të Jashtme dhe ish-ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë. Pasi i falënderoi për kontributin e tyre në vite, z. Meta u shpreh se kjo nuk është thjesht një pritje kortezie, por edhe një ftesë reale për angazhimin e kontributit të secilit prej ish-titullarëve, duke theksuar se dikasteri që ai drejton e vlerëson pamasë eksperiencën e vyer të gjithsecilit në dobi të diplomacisë shqiptare. Ka rënë në sy prezenca e ish-ministrit të fundit të Punëve të Jashtme të qeverisjes së Partisë Socialiste, Kastriot Islami. Mes Metës dhe Islamit, kundërshtarë të flaktë deri në 28 qershor, ka pasur edhe biseda të ngrohta miqësore. Nga radhët e socialistëve është vënë re edhe ish-zëvendësministri i Jashtëm Luan Hajdaraga.
#