“Buxheti nuk ka transparencë”
Meksi
Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin për rënien e të ardhurave buxhetore për muajt tetor-nëntor, përkatësisht minus 1,77 dhe 4,74 miliardë lekë. Sipas deputetes Ermelinda Meksi, për dhjetorin dhe krejt vitin, megjithëse të dhënat operative tashmë kanë dalë, ato qëllimisht nuk bëhen transparente nga qeveria, sepse të dhënat shfaqin mosrealizime shumë shqetësuese. “është i njëjti model qeverisjeje: siç nuk hapen kutitë e zgjedhjeve, nuk bëhet transparenca e menaxhimit të digave, apo shifrave të buxhetit”, tha ajo. Meksi theksoi se nën presionin e deficitit shumë të lartë buxhetor të krijuar për vitin 2009, por të maskuar me retorikë e demagogji nga qeveria, është tentuar të rriten të ardhurat nga TVSH e energjisë elektrike të importuar, në vend të konsumit të saj nga prodhimi i hidrocentraleve të vendit, që ishin të tejngopur me ujë.
#