Qiraja mujore, 25 mijë lekë për banorët e Gërdecit
Banorëve të fshatit Gërdec, shtëpia e të cilëve është e shkatërruar, do t‘u jepet 25 mijë lekë në muaj për të paguar qiranë në ambientet ku ata jetojnë. Shpërthimi i fabrikës së municioneve ndodhi pranë zonave të banuara, duke shkatërruar rreth 300 shtëpi, e si rrjedhojë krijoi problemin e familjeve të pastreha. Një pjesë e mirë e tyre janë të zhvendosur pranë shtëpive të pushimit në plazhet e Durrësit, por me afrimin e sezonit të verës, si rrjedhojë dhe të turistëve, lind problemi i largimit të familjeve. Nisur nga kjo, qeveria miratoi dje dhënien e ndihmës financiare për këto familje. Duke e konsideruar një vendim të rëndësishëm, Kryeministri Berisha tha se ndihma financiare për qiranë do të jetë e vlefshme për periudhën që shtëpitë e tyre do të jenë në ndërtim. "Qeveria, - tha Kryeministri - do të paguajë qiranë e këtyre familjeve në mënyrë që të përballojnë strehimin për periudhën që kanë shtëpitë në ndërtim.
Vendimi
Janë 15 familje të fshatit Gërdec që do të përfitojnë pagesën e qirasë prej 1 viti nga ana e qeverisë, për shumën prej 25 mijë lekë në muaj. Shtëpitë e këtyre familjeve ndodhen brenda rrezes 300 metra katrorë ku ndodhi shpërthimi i fabrikës së municioneve duke sjellë tërësisht shkatërrimin e shtëpive të tyre. Po 25 mijë lekë në muaj do të marrin dhe familjet e prekura nga tragjedia, por pagesa e qirasë do të jetë vetëm për gjashtë muaj. Kjo për faktin se, shtëpitë e tyre ndodheshin 300 metra katrorë jashtë rrezes së shpërthimit. Numri i këtyre familjeve përllogaritet në 339, dhe i përkasin kryesisht zonës së Marqinetit, pranë Bashkisë Vorë, 10 km larg Tiranës. Duke iu referuar vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, banorët e këtyre zonave do të përfitojnë kompensim edhe dëmin që u është shkaktuar tokës, më të cilën krijon të ardhura familjare. Për shpërndarjen e këtyre fondeve do të veprojë Bashkia Vorë dhe do të nisë menjëherë. Shumë familje të prekura nga tragjedia, që prej datës 15 mars qëndrojnë në Kampet e Pushimit në Durrës. Sipas vendimit të qeverisë, familjet duhet të qëndronin deri më 15 maj, por duke qenë se shtëpitë e tyre nuk janë ndërtuar ende, qeveria vendosi që t‘u paguajë qiranë në apartamentet ku do të jetojnë nga gjashtë deri në një vit. E gjithë kostoja për rreth 354 familje llogaritet në rreth 55 milionë lekë, e cila do të përballohet nga Ministria e Brendshme, buxheti i të cilës u shtua dje me këtë fond nga rezervat e qeverisë.
Zbatimi
Pavarësisht ndarjes 6 muaj dhe 1 vit, për efekt të planifikimit buxhetor brenda vitit 2008, përllogaritja do të jetë për afatin kohor nga data 1 qershor deri më 31 dhjetor 2008. Një tjetër kategori që do të trajtohet me kompensim monetar, janë banorët të cilët kanë aktivitetet prodhuese private në zonën e Gërdecit dhe Marqinetit.
Gabimet për rivlerësimin e dëmit
Pak kohë më parë qeveria mori vendimin për rivlerësimin e dëmit, duke marrë shkas nga ankesat e rreth 100 familjeve të zonave Gërdec dhe Marqinet. Sipas tyre, vlera e pretenduar nga qeveria për kompensimin e dëmit nuk përputhej me realen, duke kërkuar edhe një herë nga e para rishikimin e dëmit. Këtë fakt e pranoi dhe vetë qeveria, duke pranuar se janë bërë gabime në përllogaritjen e dëmit.
18 milionë USD
Dëmi total i shkaktuar nga shpërthimi i fabrikës së municioneve ushtarake në fshatin Gërdec, nga ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
57 mijë m2
Kompensim 1 milion lekë për tokën e dëmtuar
Shpërthimi i fabrikës në fshatin Gërdec solli, ndër të tjera dhe dëmtime të rënda në kulturat bujqësore të banorëve të zonës. Për këtë arsye, qeveria u detyrohet atyre kompensim edhe për të mbjellat e dëmtuara, që sipas një vlerësimi të bërë nga ALUIZNI, rezulton në një hapësirë prej rreth 57 mijë metrash katrorë. Plot 15 familje do përfitojnë kompensim financiar për një vit rresht, duke filluar prej datës 1 qershor. Vlera e kompensimit është përcaktuar në varësi të kulturës bujqësore, sipërfaqes për metër katror, prodhimit për hektar dhe çmimi për kilogram. Në total, dëmi i vlerësuar është rreth 1 milion lekë të reja. Kështu, familjet e Agim Allës dhe Ramazan Picarit, përfitojnë më tepër nga të gjithë, respektivisht 216 dhe 240 mijë lekë. Mesatarja që do të marrin familjet për tokën e dëmtuar është rreth 70 mijë lekë.
Morën 1,3 miliardë lekë
Financat: Janë likuiduar 2480 familje
Ministria e Financave njoftoi dje se, janë kaluar tashmë për likuidim të gjitha kërkesat e Bashkisë Vorë, sipas listës me të dëmtuarit nga aksidenti tragjik i Gërdecit. Ndërkohë, sipas të dhënave nga degët e thesarit, deri më 21 maj 2008 (dje) janë likuiduar tashmë nga Banka e Shqipërisë plot 2779 persona nga 3825 persona që është numri i përgjithshëm. Në llogari të përfituesve kanë kaluar tashmë 1.337.123.000 lekë (ose rreth 15 milionë dollarë). Mësohet se, nga donatorët janë grumbulluar në Bankën e Shqipërisë 466,982,000 lekë ose 5,5 milionë dollarë.
Familjet që përfitojnë
25 mijë lekë qira 1 vit
Bajram Leti
Kujtim Halili
Fatos Aliu
Myslim Aliu
Muhamet Skeja
Astrit Skeja
Gëzim Skeja
Xhamije Skeja
Rruzhdi Sina
Hamit Sina
Xhabir Sina
Gëzim Alla
Uran Deliu
Ilirjan Deliu
Gentjan Deliu