Shkollimi jashtë vendit, bonuse për të rikthyerit
Programi Brain Gain, nga 2008 në administratë vetëm 137 persona.
Për këtë vit janë rreth 15 milionë lekë që qeveria ka akorduar për programin Brain Gain. Ato do të përdoren si bonuse për të gjithë personat që punojnë në administratë dhe kanë studiuar jashtë vendit. Po kështu, edhe për mbështetje të kërkimit shkencor dhe mësimdhënien në shkollat e larta. Plani i veprimit ka nisur të vihet në zbatim. Shtesa do të jetë sipas gradës dhe titujve shkencorë në përputhje me pozicionin e punës. Ajo varijon nga 20 mijë deri në 30 000 lekë. Gjatë periudhës 20082011 programi ka mbështetur me paketa financiare rintegruese 137 individë që janë kthyer përgjithmonë në Shqipëri, ose kanë dhënë kontributin e tyre si profesorë vizitorë në institucione të ndryshme akademike në vend, thuhet në raportin e këtij programi. I nisur 6 vjet më parë, ai ka pasur si qëllim të minimizojë fenomenin e rrjedhjes së trurit. Nga sa është parashikuar në planin e veprimit për vitet 2012-2013, synohet rritja e mëtejshme e kapaciteteve në administratë dhe institucione të arsimit të lartë, duke përdorur kuadrot e formuar në Perëndim, qoftë rishtazi me anë të studimeve jashtë, apo si pjesë e diasporës intelektuale shqiptare. Ky program, Brain Gain, nuk do të ndërhyjë në proceset e përzgjedhjes, por do të stimulojë përzgjedhjen e individëve të kualifikuar jashtë apo pjesëtarë të diasporës historike. Brain Gain synon integrim të menjëhershëm të personave që kthehen. Përfituesit e programit Brain Gain do ti nënshtrohen skemës së bonuseve dhe shtesave në pagë, që do të jenë në përdorim për të gjithë personat që punojnë në administratën qendrore në pozicione drejtuese, të cilët kanë përfunduar studimet e masterit apo doktoraturës jashtë vendit. Do të ndërhyhet intensivisht në procesin e transferimit të dijes akademike të marrë nga individë që kthehen nga studimet e tyre të doktoraturës në universitete të njohura perëndimore, thuhet në raport.
Institucionet
Administrata
Profesor 30.000
Profesor i asociuar 25.000
Doktor i shkencave 20.000Në universitete
Sipas vendit të punës
Titulli Akademik Ph.D. Ph.D. Ph.D. Master
Grand nxitës PBG
(rivendosje + konferenca + botime akademike)
360.000-700.000 lekë në vit
ZIRINA LLAMBRO