E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi, Klik Expo Group, bashkëpunim me Canton Fair

Bizneset e Shqipërisë dhe ato të Kinës tani do të mund të ndihen më afër, kjo falë edhe një ure të re lidhëse siç është ajo e krijuar nga bashkëpunimi i Klik Ekspo Group me Canton Fair. Gjatë një takimi, ditën e djeshme presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj, priti presidentin e Qendrës së Tregtisë së Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, njëkohësisht dhe Zëvendëspresident i Panairit të Eksporteve dhe Importeve të Kinës, Wang Runsheng. Në fjalën e tij, Muhametaj u përqendrua në përgatitjet për realizimin e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që do të zhvillohet më 26, 27, 28 dhe 29 nëntor 2012, në kuadrin e programit të aktiviteteve madhore që do të zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nga qeveria shqiptare. Në këtë kuadër, ai i parashtroi presidentit të Qendrës së Tregtisë së Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, njëkohësisht dhe Zëvendëspresident i Panairit të Eksporteve dhe Importeve të Kinës, Wang Runsheng ftesën për përfshirjen në ketë aktivitet edhe të Canton Fair, panairit të madh që zhvillohet në qendrën e tretë ekonomike të Kinës, në Guangzhou. Gjatë takimit, zëvendëspresident i Panairit të Eksporteve dhe Importeve të Kinës e konsideroi me shumë interes bashkëpunimin me shoqërinë Klik Ekspo Group. Runsheng  ftoi kreun e Klik Ekspo Group në Kinë për të finalizuar bashkëpunimin në hartimin e një planveprimi të përbashkët për nxitjen e bashkëpunimit mes kompanive kineze dhe shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›