Privatizimi i INSIG-ut, asetet e kompanisë humbasin vlerë çdo muaj në treg
Vlera në 3 vjet ka rënë nga 20% në 8% të tregut sot
Ervin Koçi
Dështimet e njëpasnjëshme të procedurave të privatizimit të kompanisë publike të sigurimeve “INSIG” kanë bërë që kjo e fundit të humbasë për herë e më tepër vlerë. Pikët po bien në tregun gjithmonë e më të ashpër të sigurimeve, por edhe në zhvlerësimin e aseteve të saj, ku kompania po shfaqet përherë e më tepër si e falimentuar. INSIG-u, i cili sipas qeverisë është pranë privatizimit, ka humbur më shumë se katër pikë përqindje të tregut të sigurimeve, duke thelluar shumë më tepër rënien e pozicionit të saj në treg. Të dhënat e marra nga gazeta “Albania” pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare bëjnë të ditur se, INSIG, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ka regjistruar një numër primesh që kapin një vlerë prej 176 milionë lekësh, ndërsa vitin e kaluar në 6-mujorin e parë kjo vlerë ishte rreth 100 milionë lekë më shumë ose 255 milionë lekë gjithsej”. Në përqindje sot INSIG-u zë rreth 8,1 për qind të tregut vendas të sigurimeve, ndërkohë që vitin e kaluar ai zinte mbi 12,7 për qind të tij. Kjo rënie e INSIG-ut në influencën e tregut të sigurimeve në vend ka nisur që para dhjetë vitesh dhe vetëm në tre vitet e fundit pesha e tij në treg ka rënë nga 21 për qind në 8 për qind aktualisht.
Arsyet e rënies
Një prej arsyeve më të rëndësishme të rënies së peshës dhe dominimit të kompanisë “INSIG” në tregun e sigurimeve në vend është edhe fakti që ai në përqindje paguan më shumë dëme sesa kompanitë e tjera private të siguracioneve. Konkretisht, në vlerë vihet re se INSIG-u ka paguar 17 për qind të totalit të dëmeve që janë paguar nga të gjitha kompanitë. Kompanitë e mëdha të tregut kanë një peshë në treg që është rreth tri herë më e madhe se sa ajo e “INSIG”-ut. Nuk është e qartë se përse INSIG paguan 17 për qind të totalit të dëmeve, ndërkohë që ka vetëm 8 për qind të tregut, ndërsa kompani që kanë 30 për qind të tregut paguajnë 20 për qind të totalit të dëmeve. Rënia e fuqisë dominuese të kompanisë publike të sigurimeve “INSIG” në treg deri në 8 për qind, do të ndikojë tashmë në procesin e privatizimit të saj, pasi kompanisë tashmë do t’i duhet të shitet duke pasur parasysh këtë pozicion, pra më lirë. Në anën tjetër, konkurrentët e saj, duket se kanë ditur më mirë të përshtaten në treg, duke shfrytëzuar edhe dobësinë e kësaj kompanie publike. Në vitin 2005, kjo kompani kishte 21 për qind të tregut të sigurimeve në vend, në vitin 2006 ajo kishte më shumë se 17 për qind të tregut, vitin e kaluar (2007) ajo kishte 12 për qind dhe aktualisht (viti 2008) ka vetëm 8,1 për qind të tregut.
Efektet e rënies
Rënia e pozicionit të kompanisë publike të sigurimeve “INSIG” në tregun e sigurimeve është reflektuar në të gjitha llojet e shërbimeve që ajo ofron. Më e rëndësishme ajo është në zërin e sigurimit të mjeteve motorike, të cilat zënë edhe pjesën më të madhe (dërrmuese) të të gjithë primeve të tregut. Tashmë në prag privatizimi, kompania do të shesë 61 për qind të aksioneve të saj, domethënë ajo do të shesë 61 për qind të 8,1 përqindëshit që ajo ka në treg. Pesha që do të shitet zë rreth 5 për qind të vlerës së tregut, çka do të thotë një vlerë e papërfillshme në këtë treg shumë të rëndësishëm.
Vlerësimi i aseteve
Procesi i shprehjes së interesit për kompaninë publike të sigurimeve “INSIG” është në përfundim dhe tashmë pritet vetëm vlerësimi i konsulentit, në bazë të të cilit qeveria shqiptare dhe Ministria e Ekonomisë do të përcaktojnë vlerën me të cilën do të privatizohet gjiganti shtetëror i sigurimeve. Prej mëse një muaji qeveria ka bërë shpalljen për këtë privatizim në gazetën “Financial Times”, në pritje të investitorëve të mundshëm. Procesi i shitjes së 61 për qind të aksioneve shtetërore të kompanisë së sigurimeve është parashikuar të mbyllet brenda këtij viti. Ndërkohë kompania audituese “KPMG” po bën vlerësimin e aseteve të “INSUG”-ut. Në këtë mënyrë qeveria do të dijë vlerën e kompanisë së sigurimeve dhe do të ketë mundësi që të vendosë çmimin e referencës (çmimin fillestar bazë). Raporti i auditimit duhet të ishte dorëzuar në fund të korrikut, por procesi është zgjatur duke u shtyrë sërish për shkak të vlerësimit fizik të aseteve të kompanisë.
24 Gusht 2008