Të verbrit, sot në protestë
Në kërkim të të drejtave të tyre dhe për të kundërshtuar dhunën e ushtruar ndaj grave të moshuara në dyert e qeverisë, të verbrit në Shqipëri kanë vendosur që të tubohen sërish. Këtë herë në sheshin "Skënderbej" në kryeqytet. Sot pasdite, në orën 18:00, ata do të mblidhen në një protestë paqësore ku kanë ftuar që të marrin pjesë dhe të solidarizohen me fatkeqësinë dhe trajtimin absurd qeveritar ndaj tyre, të gjithë qytetarët e kryeqytetit.
Shoqata e të Verbërve, në një komunikim me median, pasi ka anunçuar vazhdimin e revoltës së tyre deri në plotësimin e kërkesave që kanë, përshëndeti edhe reagimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Sipas tyre, ai është i vetmi që ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar mbi gratë e verbra.
Nga ana tjetër, Forumi i Grave të Verbra të Shqipërisë ka denoncuar dhunën që u ushtrua ndaj dy grave para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar mbështetje nga të gjitha shtresat e shoqërisë. "Solidarizohemi me ato gra, që përveçse u dhunuan, nuk morën asnjë reagim prej institucioneve të shtetit", u shpreh përfaqësuesja e kësaj kategorie, Blerina Salari.
Heshtja e deritanishme e opinionit publik, thanë të verbrit, është një ogur i zi, që rrezikon përhapjen e formave të dhunës në të gjitha nivelet shoqërore. "Ky rast tregoi dhunën e trefishtë, pasi u sulmua një grua, një e moshuar dhe njëkohësisht e verbër", u shpreh drejtuesi i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj.
Drejtuesit e kësaj shoqate kanë kërkuar sërish reagimin e institucioneve qeveritare, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj grave të moshuara nga një individ ndërsa protestonin para Kryeministrisë, rreth një javë më parë.