E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente, vdes 50-vjeçari

Dy aksidente, njëri me pasojë vdekjen janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Gjirokastër dhe Lushnjë. Mbrëmjen e së martës, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë ka humbur jetën 50- vjeçari Panajot Sorra nga Korça. Mësohet se viktima, shofer kamioni, kishte ndaluar në anë të autostradës për të kontrolluar ngarkesën e gurëve dekorativë që transportonte. Ai është përplasur për vdekje nga një automjet tjetër, i cili drejtohej nga Edvin Pollo, 18 vjeç, nga Lazarati. Ndërsa në Lushnjë mesditën e së mërkurës, katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›