E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me marijuanë në kufi 23-vjeçari

Tenton të kalojë nëpërmjet kufirit me Greqinë 1 kile marijuanë, prangoset nga policia kufitare. Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se 23-vjeçari Gentian Zotaj nga Mallakastra, është kapur nga policia kufitare në Kakavijë në orët e vona të së martës, duke tentuar të kalonte drogën e fshehur në automjetin që drejtonte. Lënda narkotike është zbuluar krejt rastësisht gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar në automjetin tip "Volksvagen Golf 4", me targa greke. Droga ishte fshehur në bagazhin e automjetit, në brendësi të pajisjeve audio, në një qese me ngjyrë të bardhë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›